Rreth 2,000 emigrantë u përpoqën të hyjnë në tunelin Channel pranë një terminali në Francë, në zonën e quajtur Calais ,të hënën në mbrëmje, në një përpjekje për të arritur Mbretërinë e Bashkuar.
Disa prej tyre mbetën të plagosur në përpjekje për të arritur tunelin pas ndërhyrjes së autoriteteve policore.
Ky tunel është 50 km larg kufirit verior francez, dhe lidhet me anglinë juglindore. Ai quhet ndryshe dhe Eurotunnel.
Sekretarja britanike Theresa May u shpreh se Anglia dhe Franca ranë dakort të punojnë së bashku në lidhje me kthimin mbrapsh të emigrantëve nga afrika perëndimore, që përpiqen të kalojnë përmes këtij tuneli ,pasi vendet e tyre nuk mund ti ofrojnë kushte jetese.
Në Calais qeveria franceze ka rritur burimet financiare dhe ka shtuar numrin e forcave policore. Edhe Mbretëria e Madhe ka kontribuar gjithashtu në sigurinë e këtij rrugëkalimi me 17 milion pound.
Ministri i Brendshem Francez, Bernard Cazanueve është shprehur se problemi shtrihet përtej Francës dhe Anglisë. Nëse duam të parandalojmë rrjetet e trafikantëve që kalojnë emigrantët përtej kufirit duhet ta sulmojmë këtë fenomen që në origjinë, është shprehur ai.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com