Partia Socialiste e ka treguar gjithmonë që suksesi i një force politike qëndron te aftësia për të qenë e hapur ndaj ideve dhe njerëzve që kanë diçka të re për të thënë, por edhe guximin e vendosmërinë për t’i shndërruar idetë e tyre në punë e vepra konkrete në të mirë të vendit. Përmes dialogut, transparencës dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve, platforma Këshilltari i Bashkisë Time mbledh shprehjet e interesit të çdo individi që do të punojë për Shqipërinë.
Kjo platformë krijon një rrugë të hapur, konkurruese dhe të matshme për të gjetur kandidatët me profil, kontribut dhe potencial real për të përfaqësuar komunitetin në këshillin bashkiak.
Kandidaturat regjistrohen dhe vlerësohen me kandidatët brenda së njëjtës bashki, me të njëjtin mekanizëm: aplikim, intervistë dhe debat publik. Përfshirja në listën e kandidaturave për këshilltarët bashkiakë bëhet sipas procedurave të Partisë Socialiste dhe kërkesave ligjore në fuqi.
Procesi ka 3 faza vlerësimi dhe 100 pikë gjithsej.
Kualifikohesh për intervistën me të paktën 16 pikë nga 30 në aplikim.
Për debatin publik kualifikohen deri në 20 kandidatë për çdo bashki.
Çdo kandidat njoftohet për pikët e veta pas çdo faze.
Pëlqimi për përpunimin e të dhënave, transmetimin e debatit dhe publikimin e videove është kusht për aplikim.
Aplikimi nuk garanton përfshirjen në listë.











Komente
Komento