2000 euro në muaj për të rinjtë në teknologji dhe informacion, Basha prezanton programin ekonomik: Taksa 9% do zhbëj kaosin e taksës progresive

Kreu i PD-së Lulzim Basha paraqiti sot në një tryezë me ekspertë planin për ekonominë si pjesë e programit të Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 2025.

Basha u shpreh në fjalën e tij se synohet nxitja e sipërmarrjes dhe tekonologjisë e informacionit, ndërsa vuri theksin tek taksa 9% e cila sipas tij do çlirojë ekonominë nga kthetrat ku e kishte futur taksa progresive.

'Synimi ynë është dhe mbetet që atë kemi shpalosur si program ta kthejmë së bashku në një program për shqiptarët. Dua të përmbyll prezantimin tim me disa ndërhyrje të shkurtra. Synimi ynë është asnjë pjesë e programit të mos mbetet në hije dhe rastësisë. Oferta jonë do jetë transparente. Të mos jetë një pusi për elektoratin por ta njohin dhe debatojnë dhe përmirësojnë. Ekonomia vuan në një lëngatë të shumëfishtë, për shkak të korrupsionit, një sëmundje shoqëruese që nuk ka pasur nivele si këtë dekadë. Është kthyer në gangren në ekonomi, shkak i ankthit në tregun e punës, me pasoja të rënda për rininë. Ekonomia vuan vendimmarrjet jo transparente.'

Basha thekson se programi ekonomik i PD-së do të inkurajoj sipërmarrjen private dhe të lië, në mënyrë që tregu shqiptar hapet me tregjet rajonale dhe globale.

'Ekonomia shqiptare vuan nga burokratizimi i thellë pa transparencë me xhepa të shtuar për korrupsionin e madh, politiko financiar. Ekonomia vuan nga një sistem apo model që në çdo aspekt nuk favorizon por mbi iniciativën dhe është kthyer në një neopaternalizëm të një grushti klientësh politik që kanë zaptuar fushat e ekonomisë. Në majë të këtij sistemi qëndron një sistem jo transparent dhe shkaktari kryesor i informalitetit në ekonominë tonë për shkak të taksës progresive. Inkurajomë sipërmarrjen e lirë dhe iniciativën private, hapjen me tregjet rajonale dhe globale, qeverisë të vogël, kthim dhe mbrojtje të pronës.'

Synimi sipas Bashës është të zhduket varfëria ekstreme dhe të arrihet mirëqenia e familjeve shqiptare. 

'Programi rekomandon një qasje nga lart-poshtë. Kërkon kreativitet dhe qartësi. Kërkon luftë kundër korrupsionit, me vendosmëri dhe llogari dhënie. Parimi i një qeverie, parimi i një dritare të vetme shërbimi mbështet qasja jonë reformatore. Bazohet tek një buxhet i konsoliduar sa i takon taksave. Parashikon zhdukjen e varfërisë ekstreme dhe mirëqenies së familjeve shqiptare.'

Kreu i PD-së synon të aftësojë 25 mijë të rinj me anë të programit ekonomik, në sektorin e teknologjisë dhe informacionit. 

'Axhenda jonë sociale mund të mbështet vetëm mes vitalizimit, psh të turizmit shqiptar dhe nxitjes së një zinxhir vlerash siç është teknologjia dhe informacioni. Synojmë aftësimin e 25 mijë të rinjve shqiptare, për të mundësuar një shtresë profesionistësh të teknologjisë dhe informacionit me të ardhura mesatare 2000 euro në muaj. Është dhe synim politik që synon stabilitet social-ekonomik.'

Së fundmi Basha beson tek taksa 9% që do kthej perspektivën e munguar për sipërmarrjet shqiptare.

'Synojmë rritjen e prodhimit, aftëson forcat në tregun e punës dhe rininë shqiptare dhe kthimin e ekonomisë në rrafshin e konkurrencës. Taksa 9% nuk është gjetje elektoral por qasje e mirëmenduar që do kthej perspektivën e munguar të sipërmarrjes shqiptare dhe do zhbën kaosin e krijuar nga taksa progresive.'

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/06/2024 01:43

    Si te filmi /Perballimi/ edhe ky me planin dy vjecar do na sjelle begatine!!

    Përgjigju
  • Pjeter: 05/06/2024 21:05

    Po pse 2000 o lul??!! Futi nja 5-6000 mije euro,falas i ke fjalet mos u bej kurrnac!!

    Përgjigju
    • Besi: 05/06/2024 22:22

      po as ia ka idene sa eshte tregu ne keto profesione cfare 2000 eurosh ne teknologji informacioni

  • Parajsë për taksa: 05/06/2024 19:54

    Pse ti i cakton rrogat e tregut? 2000 euro në muaj, 20000 mijë euro fëmija e tretë, 700 mijë euro Iliri, 2 milion Doktori dhe 7 milion senatori. 7x7 tregon se nuk mer vesh nga matematika

    Përgjigju
  • Maks: 05/06/2024 19:40

    O bash do te fitosh Thuaj 1000 euro pensione per te gjith Shiko ti kur te genjehen shqiptaret

    Përgjigju
  • Besi: 05/06/2024 19:00

    O Lul po hiq dore nga taksa 9% per te gjithe po vetem per investimet e huaja direkte se vetem aty e mbush arken dhe rrit rrogat dhe pensionet e te varferve te gezojne ndonje dite te lumtur derisa te vdesin o derebardhe. Kaq e thjeshte eshte kjo aritmetike

    Përgjigju
  • Dakord: 05/06/2024 18:09

    Bëje 10% atë taksën se do ngatërrohesh në shumëzim. Me 10 e ke kollaj, vetëm hiq një zero haha

    Përgjigju
    • Non-grata: 06/06/2024 08:41

      Këto të lehtat i bën me sy mbyllur ai, por do me e vështirësu pak që të rij zgjuar truri

    • Djajaja: 06/06/2024 00:25

      Haahahah ca loti

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia