TIRANE - Borxhi publik i Shqipërisë rritet 3-4 herë më shpejt se sa rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe, sipas statistikave më të fundit zyrtare, në fund të vitit të kaluar ka arritur në shifrën rekord prej 7.4 miliardë dollarësh amerikanë. Në raportin tremujor të ministrisë së Financave, që u publikua sot, vihet në dukje se ky borxh ka kaluar në 772 miliardë lekë, nga 715 miliardë në vitin 2010, me një rritje në masën 8 për qind. Në vitin 2009, kjo shifër ishte në nivelin 682 miliardë lekë dhe në periudhën njëvjeçare 2009-2010 rritja e këtij borxhi ishte 5 për qind. Sasia nominale e borxhit është rritur brenda 12 muajve të vitit të kaluar me 41 milionë euro, ndërkohë që një vit më parë rritja ishte 23 milionë euro, sipas kursit aktual të këmbimit.
Përsa i përket burimit të financimit, struktura e stokut të borxhit të qeverisë qendrore ka mbetur e njejtë me vitin 2010: borxhi i emetuar në tregun e brendshëm përfaqëson rreth 57 për qind të stokut të përgjithshëm dhe borxhi i jashtëm përbën 43 për qind të këtij stoku. Ndërsa, sipas afatit origjinal të maturimit, struktura e stokut të borxhit përbëhet nga borxhi afatshkurtër në masën 33 për qind dhe ai afatgjatë në masën 67 për qind.
Borxhi i qeverisë qendrore ka qenë sa 58.74 për qind e prodhimit të brendshëm bruto të vendit, sipas Financave, ndërkohë që borxhi i marrë nga pushteti vendor ishte gati i papërfillshëm: 0.02 për qind e PBB-së.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7761
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Eduart Reçit! Foto e dy vëllezërve Dukaj të arrestuar, hetimet: Polici i komisariatit nr 2 qëlloi me plumb në kokë ndërtuesin
24 Nëntor, 15:48
-
Renditja/ Fitojnë Flamurtari dhe Besa, vlonjatët në krye të Kategorisë së Parë! Tri pikë edhe Kastrioti e Burreli
24 Nëntor, 15:48
-
Takimi i Ramës në Londër/ Parashikimi i Spahiut për diasporën në Report TV: Maksimumi 6-7% e emigrantëve do votojnë në zgjedhjet e 2025!
24 Nëntor, 15:47
-
Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike
24 Nëntor, 15:33
-
VIDEO/ Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Vëllezërve Dukaj i gjejnë në magazinë armë zjarri të dëmtuara e 6 objekte si silenciatorë
24 Nëntor, 15:32
-
Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet
24 Nëntor, 15:27
-
VIDEO/ Alen Sherri sërish titullar, Genoa barazon 2-2 kundër Cagliarit
24 Nëntor, 15:26
-
GOLAT/ Alen Sherri merr vendin e titullarit, Cagliari del me pikë nga Genoa! Napoli kërkon kreun e Serie A kundër Romës
24 Nëntor, 15:24
-
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtjen ajrore në Ukrainë
24 Nëntor, 15:22
-
Zbardhet vrasja e biznesmenit të ndërtimit Eduart Reçit! Arrestohen 2 vëllezër, njëri prej tyre oficer policie Motivi? Konflikte pronësie
24 Nëntor, 15:07
-
Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë (VIDEO)
24 Nëntor, 15:02
-
'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë
24 Nëntor, 14:52