/ATSH/- Banka e Shqipërisë miratoi në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikqyrës, raportin e politikës monetare për periudhën 2012-2014.

Në këtë dokument përshkruhet strategjia e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë. Më konkretisht, aty pasqyrohen parimet kryesore mbi të cilat mbështetet hartimi, zbatimi dhe komunikimi i politikës monetare në Bankën e Shqipërisë.

Dokumenti zbërthen në terma konkretë dhe transparentë objektivin kryesor të Bankës së Shqipërisë, kuadrin teorik dhe operacional të hartimit e zbatimit të politikës monetare.
Dokumenti i Politikës Monetare është hartuar në vazhdim të atij për periudhën 2012-2014. Në linjat kryesore, strategjia e politikës monetare ruan parimet dhe praktikat e ndjekura prej Bankës së Shqipërisë gjatë viteve të fundit. Ajo është pasuruar me elementë të rinj në procesin e analizës dhe të parashikimit, në përputhje me praktikat më të fundit ndërkombëtare në fushën e politikës monetare dhe në përputhje me zhvillimin e ekonomisë dhe të tregut financiar shqiptar.

Publikimi i këtij dokumenti shërben për rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë së Bankës së Shqipërisë. Njëkohësisht, ai shërben për ankorimin e pritjeve të agjentëve ekonomikë drejt objektivit të synuar të inflacionit prej 3.0%, duke ndikuar direkt në rritjen e efektivitetit të politikës monetare