Sali Berishën nuk e bindi as vlerësimi në shqip i ambasadores së BE, Sofia Moreira de Sousa dhe as optimizmi i kryeministrit Edi Rama që e quajti raportin më të mirë në histori, por e lexoi krejt ndryshe progres raportin e publikuar një ditë më parë.
Kreu i PD e vuri gishtin te gjetjet që sipas tij tregojnë probleme të shumta me drejtësinë, kontrollin mbi ekzekutivin apo zgjedhjet.
“Atë që lexuan shqiptarët, në fytyrën e Ramës, flet më shumë se raporti i komisionit, shkallën e lartë të kryqëzimit të tij. KE I kërkon Shqipërisë 105 ndryshime për vitin e ardhshëm, nga të cilat disa të karakterit më urgjent sic janë reforma zgjedhore, Pezullimi i një zyrtareje të lartë nga gjykata dhe SPAK-u dhe kërkesa për heqjen e imunitetit të saj, pra pezullimi i Lubi Ballukut, zëvendëskryeministres, shkaktuan reagime të forta negative nga ekzekutivi. Vetë Edi Rama pra. Tani më thoni mua ku nuk është Edi Rama në këtë raport?", tha Berisha.
Ndryshe lexon edhe mesazhin që raporti jep për protestat, ku KE, bëri një diferencë mes protestuesve të dhunshëm dhe atyre me kërkesa të qarta, e njëkohësisht kërkoi dialog.
Raporti ndalet tek protestat. Tek dhuna disproporcionale e narkobanditëve me uniformë, dhe qëndrimi cinik i narkodiktatorit.
Kërkon zgjidhjen e kërkesave të protestuesve. Të gjitha palët, thotë raporti, duhet të bëjnë përpjekje të sinqerta për t'u përfshirë në një dialog konstruktiv. Të kërkosh sinqeritet tek Edi Rama është njëlloj si të udhëtosh në Sahara për të gjetur eskimezë", tha ai.
Berisha thotë se me kryeministrin Edi Rama s’mund të ketë të ardhme europiane, ndaj i kërkon atij dorëheqjen.












Komente
Komento