2013, vit elektoral me pak
shpenzime, qeveria shënon rekord
Deficiti buxhetor duhet të ulet më 2013 në 2.2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, deklaroi dje në grupin parlamentar të PD-së kryeministri Berisha, duke shtuar se ky është një kriter që u vendos në traktatin e rifi skal, të nënshkruar nga 25 vende.
Shqipëria nuk është pranuar as candidate e Bashkimit Evropian, megjithatë, kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje dje, në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar të mazhorancës, se vitin e ardhshëm duhet të miratojmë një nivel të deficitit buxhetor në masën 2.2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit, pasi një gjë të tillë, sipas tij, e kanë miratuar vendet e BE-së javën e kaluar. Ky nivel kaq i ulët nuk është arritur asnjëherë, të paktën 8-9 vitet e fundit. Viti i ardhshëm është nëj vit electoral dhe, sipas traditës, pritet që qeveria të shkelë programet fiskale, me shpenzime më të larta, në një kohë kur nuk po realizohen të ardhurat e parashikuara. Ka qenë qeveria e kryesuar nga vetë Berisha, e cila ka kryer rritje spektakolare të deficitit buxhetor në vite, për të realizuar investime shumë të kushtueshme, kryesisht për interesa elektorale.
REZULTATETNë një studim, të kryer nga Open Data Albania, del se në vitin 2001 (vit i zgjedhjeve të përgjithshme) pati një rritje të deficitit kundrejt vitit 2000-ës,duke pasqyruar ndikimin që vazhdonin të kishin zgjedhjet mbi zbatimin e politikës fiskale. Ky deficit u thellua kryesisht në muajin qershor, për shkak të shpenzimeve shumë të larta kapitale (rreth 70% më shumë se parashikimi për atë periudhë). Pas vitit 2001 deri në vitin 2003 vërehet një ulje e deficitit fiskal, si pasojë e një ritmi rritës të të ardhurave, më të lartë se sa ritmi rritës i shpenzimeve. Ky trend zbritës ishte zbatim i objektivit fiskal të qeverisë për të ulur deficitin buxhetor derin në vitin 2005 në 5.8% të PPB-së. Për këtë arsye, mosrealizimii parashikuar i të ardhurave (viti 2002) u shoqërua edhe me një kontroll të rreptë të shpenzimeve. Akoma më mirë pasqyrohet situata në vitin 2003, ku deficiti u ul me 11% krahasuar me vitin 2002, kryesisht falë shpenzimeve të ulta, por edhe disiplinës fiskale.
Ky kontroll fiskal u reflektua edhe në normën e ulët të inflacionit për vitin 2003. Viti 2004 rikthen rritjen e deficitit, por gjithsesi, ai vazhdonte të ishte në masën 4.9% e PBB-së, si një vit më parë. Shkaku kryesor ishte rritja e lartë e shpenzimeve për mbrojtje sociale dhe investimet në shëndetësi dhe arsim. Në vitin 2005 shënohet ulja më e madhe e deficitit që nga viti 1997, me 26%. Theksi kryesor u vendos në rritjen e të ardhurave, por mbi të gjitha në uljen e shpenzimeve. Në tremujorin e fundit, shpenzimet u ulën me 6.1%. Duhet nënvizuar se rol në përmirësimin e deficitit nisën të luajnë edhe shpenzimet më të ulta për interesa, si pasojë e normave të ulta në tregun e huamarrjes, por edhe nga ulja e raportit të borxhit publik ndaj PBB-së.
Q prej vitit 2006, ka një rritje të vazhdueshme të deficitit, i cili arrin në masën maksimale në vitet 2008, me 5.5% të PBB-së dhe në vitin 2009, me 7% të PBB-së, për shkak të natyrës ekspasioniste të politikës fiskale. Këto janë ndër normat më të larta të deficitit të përjetuara ndonjëherë nga financat shqiptare, e shkaktuar nga një rritje e shpenzimeve për investime, kryesisht për financimin e rrugës Rrëshen- Kalimash. Dhe, do të jenë sërish rrugët dhe ndonjë projekt tjetër ambicioz, që vështirë se do të lejojnë respektimin e 2.2 përqindëshit, të lançuar dje nga Berisha.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
54%
-
Jo
39.2%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 1633
Lajme të tjera
-
'Nuk kishte të hante, pikturoi ushqimet në pjatë', Endri Beqo ndan shqetësimin: Jam ndër të paktët karikaturistë që kanë mbetur! Projekti që kam në dorë
30 Mars, 14:03
-
Supersfida Joshua - Frenklin, në 'O2 Arena' garon edhe shqiptari Jurgen Uldedaj
30 Mars, 14:03
-
Mbreti Charles vlerëson BE-në dhe Gjermaninë për kontributin në mbrojtje të lirisë dhe paqës në Ukrainë
30 Mars, 14:01
-
Luizi i kërkon llogari Jorit: A the që je krahu im i djathtë? Pse nuk bën çfarë them unë?
30 Mars, 13:56
-
Sherr mes të miturve në shkollën e Paskuqanit, 15-vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin
30 Mars, 13:50
-
Intervista për Report Tv, Salianji: Alibeaj ka 'konfiskuar' vulën e PD por s'nxjerr dot 61 kandidatë! Sondazhi i Piepoli pasqyroi qartë situatën e opozitës, mund të rikuperojmë
30 Mars, 13:45
-
U burgos pasi vajza e tij 12-vjecare pikturoi kundër luftës në Rusi, biznesmeni Rus kërkoi rishikim të dënimit të babait
30 Mars, 13:40
-
E djathta në Shqipëri, si parti leniniste
30 Mars, 13:31
-
Profesionet më joshëse, diskutimi në ‘Esencë’ ! Regjisorja: Bota e aktrimit, larmi eksperiencash! Trajneri i sportit: Suksesi është gjithnjë tundim
30 Mars, 13:30
-
I shpallur në kërkim për shpërndarje kanabisi në Sarandë, arrestohet në Elbasan 30-vjeçari
30 Mars, 13:22
-
Veliaj shtron Iftar për besimtarët dhe krerët e komunitetit mysliman: Të sillemi gjithmonë si në muajin e Ramazanit
30 Mars, 13:17
-
‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot
30 Mars, 13:16