Analisti Aleksandër Çipa, deklaroi në emisionin 'Frontline' se kjo lëvizje e Salianjit përshpejtojë edhe mbajtjen e foltoreve të Sali Berishës.
Sipas tij, PD është në duart e Berishës dhe sa kohë ai është në krye të asaj partie PD s'mund të vijë në pushtet.
‘Është i pamjaftueshëm një takim që të themi që ai nuk mund të sfidojë Berishën. PD duhet që të nis një proces për lidershipin e ri. Anëtarësia e PD është në heshtjen e vet për një lidership të ri. Fraksion është herët që ta themi këtë lëvizjen e Salianjit. Takimet e Salianjit dhe Alimehmetit përshpejtojë shpalljen e foltores së Berishës sepse vendimi për foltoren u morë para dy ditësh dhe u zgjodh Mirdita sepse ka mbështetje më të madhe. Ai është udhëheqës i ndenjur ka 35 vite që është aty dhe nuk lëviz më. Në këtë gjendje nuk vjen dot në pushtet PD’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Lëvizja e Salianjit/ Prençi: U mbështet nga figura dinjitoze në PD! Hoxha: Nuk e merr dot atë parti, është në duart e Berishës! Elezi: S’ka kauzë












