/ATSH-E,Xhajanka/- Gjatë vitit 2014, aktivet e sistemit bankar shënuan një rritje prej rreth 59.4 miliardë lekësh ose 4.8% përkundrejt rritjes me 46.3 miliardë lekë ose 3.9% të një viti më parë.
Banka e Shqipërisë në Raportin e Mbikqyrjes Bankare për vitin 2014, ben te ditur se, portofoli i kredive është rritur me 28 miliardë lekë ose 4.9%. Niveli i prezencës së sistemit bankar në ekonomi, i shprehur nëpërmjet rritjes së peshës së totalit të aktiveve ndaj Produktit të Brendshëm Bruto, ka vijuar të rritet, duke mbetur në linjë me prirjen e shfaqur ndër vite. Ndersa të njëjtën linjë ka ndjekur edhe raporti i kredive ndaj Produktit të Brendshëm Bruto, i cili është rritur për shkak të rritjes më të lartë të totalit të kredisë në krahasim me rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto.
Struktura e kapitalit sipas vendit të origjinës
Gjatë vitit 2014, kapitali i paguar në sistemin bankar është rritur me 3.3 miliardë lekë ose 3.2% kundrejt një viti më parë. Struktura e kapitalit vijon të dominohet nga kapitali i huaj, i cili në fund të vitit 2014 përfaqëson rreth 89,5% të kapitalit të paguar të sistemit bankar. BSH-ja ben te ditur se, struktura e aktiveve të sistemit bankar, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shfaq këto zhvillime kryesore: rritje të veprimeve me thesarin dhe ndërbankare me 7.2 miliardë lekë ose 1.8%, e cila buron kryesisht nga: rritja e bonove të thesarit me 7.4 miliardë lekë ose 7.9%, rritja e marrëdhënieve me Bankën Qendrore me 1 miliard lekë ose 0.9%, ndërkohë që marrëdhëniet me bankat e tjera, institucionet e kreditit dhe institucionet e tjera financiare, kanë pasur një rënie prej 0.7 miliard lekë ose 0.4%; rritja e veprimeve me klientët (neto) me 23.9 miliardë ose 5%. Ndërsa veprimet me klientët (bruto) rezultojnë në rritje me 28.2 miliardë lekë ose me 5%; rritja e veprimeve me letrat me vlerë (neto) të institucioneve të huaja me 25.2 miliardë lekë ose 8.2%.
/Shqiptarja.com