Sado të impenjohen të gjitha shtyllat më të rëndësishme të Shtetit, pa një Drejtësi të lirë, dinjitoze, me personalitet e profesionalizëm, rruga është e vështirë për të gjithë. Favoret personale që një pjesë e Drejtësisë shqiptare ka bërë në këmbim të korrupsionit, të të mirave materiale, favoreve politike në gjithë këto vite, kanë sjellë dëmtime zinxhir në gjithë mbarëvajtjen e vendit.
Vullneti politik është vendimtar në një kthesë të fortë në rrugën e drejtë të Drejtësisë. Vetëm sasia e madhe e oksigjenit që do të hidhet nga politika do të mund të rekuperojë rrugën e mbarë, deri tani të humbur të drejtësisë shqiptare.
Brenda këtij viti të gjithë do të jemi dëshmitarë, nëse rregullat dhe mosndërhyrjet politike, do të lejojnë një progres të shëndetshëm të elementëve pozitivë brenda drejtësisë, apo do të vazhdojnë të mbysin çdo përpjekje të vërtetë, të mirë dhe civile për ndalimin e të keqes dhe mbrojtjen e të mirës në vend.