Tregu i komunikimeve elektronike është ulur me rreth 17% gjatë vitit 2014 kundrejt një viti më parë.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike Postare, (AKEP), volumi i tregut të komunikimeve elektronike për vitin 2013 ishte 41.6 miliardë lekë, nga të cilat 32 miliardë ishte qarkullimi i tregut të telefonisë celulare.
Ekspertët e këtij sektori shprehen se, konkurrenca e shtuar mes operatorëve dhe efekti i masave rregullatore ka bërë që të ardhurat dhe fitimet të tkurren. Në veçanti, në segmentin e telefonisë së lëvizshme, të ardhurat e operatorëve kanë rënë me 13%.
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka llogaritur se kosto mesatare për minutë e telefonatave përmes rrjeteve celulare është 3.1 lekë për minutë. Problem ngelet vetëm diferenca shumë e madhe mes tarifave standarde dhe atyre në paketat ofertë./atsh/