2015-a viti më i nxehtë nga 1961
Temperatura të larta deri në shtato

2015-a viti më i nxehtë nga 1961<br />Temperatura të larta deri në shtato
TIRANE – 2015-a shënon temperaturat më të larta mbi normë që prej vitit 1961. Temperaturat e larta të ditëve të fundit sipas ekspertit të metrologjisë professor Petrit Zorbës do të vazhdojnë të na shoqërojnë edhe në ditët në vijim madje do të vazhdojnë të mbeten të tilla deri në muajin shtator.

“Ndryshimet klimatike është një problem që diskutohet ditët e sotmë mjaft, edhe ky vit pritet siç e thamë në fillim me temperatura të larta dhe mund të jetë ndër vitet më të ngrohtë në gjithë historinë e vrojtimeve metereologjike në shkallë globale. Edhe në muajt Gusht, Shtator dhe Tetor do të kemi vlera relativisht më të larta se tek norma”, thotë Zorba.

Por temperaturat e larta kanë një ndikim të madh edhe tek njerëzit sidomos tek mosha e tretë dhe fëmijët që e perceptojnë më herët ndryshimin e temperaturave, por edhe niveli i stresit sipas Zorbës varet nga temperaturat.

“Pikërisht këto valët e të nxehetit janë një vrasës i heshtur pra nëse treguesit e tjerë janë të evidentueshëm kanë një koleracion dhe impakt imediat këtu pasoja vjen me një farë vonese. Shkalla më e lartë e konfortit është kur temperaturat janë 18 deri në 23 gradë celcius, me ngritjen ose uljen e këtyre vlerave ne shkojmë drejt një situate me stres”, u shpreh eksperti.

Pikërisht në këto ditë rreziku nga zjarret për shkak të temperaturave mbetet edhe më i lartë e për këtë profesor Petrit Zorba u bën një apel gjithë qytetarëve.

“Duhen përdorur me shumë rezerva sasitë ujore pra mos të shpërdorohen që njerëzit të jenë të kujdesshëm pasi zjarret në pyje kudo nëpër botë shkaktarin kryesor e kanë njeriun si faktor pastaj janë faktorët e tjerë natyrorë”, sqaron Zorba.

Ndonëse jemi pikërisht në ditët më të nxehta të vitit, edhe netët nuk mbeten pas pasi për çdo natë temperatura nuk zbret nën 20 gradë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri