2015, bizneset paguan 1.7 milionë
euro gjoba, dyfish nga viti 2014
Të ardhurat që administrata tatimore ka grumbulluar në formën e gjobave janë dyfishuar gjatë vitit 2015 krahasuar me vitin paraardhës. Sipas të dhënave nga tatimet, të ardhurat nga ky zë arritën në 242 milionë lekë ose 1.7 milionë euro gjatë 2015 nga 113 milionë lekë (800 mijë euro) të arkëtuara më 2014.
Të ardhurat që administrata tatimore ka grumbulluar në formën e gjobave janë dyfishuar gjatë vitit 2015 krahasuar me vitin paraardhës.
Sipas të dhënave nga tatimet, të ardhurat nga ky zë arritën në 242 milionë lekë ose 1.7 milionë euro gjatë 2015 nga 113 milionë lekë (800 mijë euro) të arkëtuara më 2014.
Të ardhurat nga gjobat kanë ecur në përpjesëtim të zhdrejte me tatimet dhe taksat tradicionale duke pësuar rritje vjetore me 114 %, kur tatimet e tjera kanë pësuar rritje krejt modeste ose duke shënuar edhe rënie në disa raste.
Të ardhurat nga gjobat vitin që shkoi u stimuluan nga kontroll i rreptë që administrata tatimore ndërmori ndaj biznesit në kuadër të luftës antiinformalitet.
Mbi 500 punonjës të rinj ju shtuan administratës tatimore për kontrollet në terren, të cilët në gjatë periudhës shtator-dhjetor 2015 vendosen një volum të madh gjobash jo të zakonte për rutinën e tatimeve.
Pavarësisht se jo të gjitha penalitetet e vëna ndaj biznesit nuk janë paguar në kohë dhe shumë prej tyre janë në proces apelimi, arkëtimet nga gjobat u rriten me ritme treshifrore.
Nga ana tjetër të ardhurat buxhetore shënuan deficit të lartë ne krahasim me programin e 2015.
Të ardhurat totale në buxhet për vitin 2015 ishin 378.4 miliardë lekë, me një rritje prej 3.2% në raport 2014-n. Por, duke pasur parasysh që vendi ka pasur një rritje ekonomike të kënaqshme, mesatarisht 2.8% për 9-mujorin dhe inflacioni ishte 2% në dhjetor, rritja reale e të ardhurave ishte negative në vitin 2015, me minus 1.6%, duke treguar një performancë të dobët në rendimentin e punës së administratës tatimore e sidomos asaj doganore./MONITOR/
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
82.4%
-
Jo
14%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 415
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
Paris Hilton tregon shtëpinë e saj të djegur nga zjarret në Los Anxhelos: Është shkatërruese të shohësh vetëm hirin (VIDEO)
10 Janar, 12:54
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
I akuzuar për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri/ SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 12:50
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49
-
'Refuzon të stërvitet', Myrto Uzuni s'ia përton trajnerit të Granadas: Shpejt do dëgjoni pjesën tjetër të historisë
10 Janar, 12:46
-
Faktorët e riskut shtrenjtojnë sigurimin e makinave, por ‘Bonus-malus’ nuk po zbatohet! Eksperti: Historiku i aksidenteve nga 1 janari 2025
10 Janar, 12:38
-
Meriton Mjekiqi konfirmon për herë të parë ndarjen me Ilnisa Agollin: Aludimet janë 100% të vërteta
10 Janar, 12:27
-
Revani me miell misri me sherbet nga zonja Albana
10 Janar, 12:24
-
Inflacioni në muajin dhjetor 2.1%, shtrenjtimi i çmimeve dominon rritjen e kostove të jetesës! INSTAT: Krahasuar me 2023, inflacioni u ul nga 4.8% në 2.2% për 2024-ën
10 Janar, 12:19
-
Kek me mollë dhe kumbulla nga zonja Albana
10 Janar, 12:12
-
Spikat Vllaznia - Tirana, Superliga luan sot tre ndeshjet e para për vitin 2025
10 Janar, 12:09