TIRANE - Ujitja, kullimi dhe siguria ushqimore do të jenë sektorët që do të përfshihen në projektet kryesore të ministrisë së Bujqësisë për vitin 2015.
Programi i Bankës Botërore ka miratur një projekt me vlerë 40 milionë usd për ujitjen dhe kullimin i cili pritet të nisë në fillim të këtij viti. Ndërsa financimi i Bashkimit Evropian për sigurinë ushqimore, që do të zërë pararojën e investimeve donatore për këtë vit.
Ministria e Bujqësisë bën të ditur se, gjatë 2015-s, vëmendje do të marrë adresimi i mbështetjes financiare me fonde nga buxheti i shetit por edhe projekteve të huaja, për vulën e cilësisë së prodhimit që do të jetë marka shqiptare në tregjet e huaja.
Por 2015 vjen edhe me një pakete prej 26 masash fiskale në mbështetje të bujqësisë. Ndërsa kush do të kërkojë që të përfitoje subvencione nga shteti, duhet të përdorë fatura fiskale me qëllim formalizmin e këtij sektori, i cili është një nga kontribuesit kryesor në rritjen ekonomike të vendit. /ATSH/
/Shqiptarja.com