2015-Panariti: Bujqësia synon zgjerimin e hartës gjeografike për eksportet
TIRANE, 8 Janar /ATSH/- Bujqësia kryesoi eksportet shqiptare gjatë vitit 2014, ndërsa synon në 2015 zgjerimin e hartës gjeografike edhe në vende të tjera evropiane e më gjerë. Ministri i Bujqësië, Edmond Panariti, u shpreh për mediat se, për vitin 2015 janë gjetur tregje të reja për bujqësinë dhe pritet që eksportet të shtohen. Në […]
/ATSH/- Bujqësia kryesoi eksportet shqiptare gjatë vitit 2014, ndërsa synon në 2015 zgjerimin e hartës gjeografike edhe në vende të tjera evropiane e më gjerë. Ministri i Bujqësië, Edmond Panariti, u shpreh për mediat se, për vitin 2015 janë gjetur tregje të reja për bujqësinë dhe pritet që eksportet të shtohen.
Në vitin 2014, Shqipëria ka eksportuar në 20 vende të botës, ku ndër to do të veçohej eksporti i bimëve medicinave drejt SHBA-së. 70% e sherebelës në SHBA, tha ministri, është nga Shqipëria. Panariti theksoi se bujqësia është duke bërë hapa te matur dhe se po shkon drejt një skeme të pilotuar.
Referuar shifrave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, 2014 regjistroi rritje të prodhimit bujqësor vendas krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku përfshihen produktet bujqësore, blegtorale dhe agroindustriale.
Sipas statistikave, eksportet bujqësore, blegtorale dhe agroindustriale për 9-mujorin e vitit 2014 arritën vlerën e rreth 11 miliardë lekë, duke shënuar kështu një rritje me rreth 900 milionë lekë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sektori i bujqësisë është nder të vetmit që ka rritjen më të lartë të shkëmbimeve tregtare si rrjedhim edhe sektori me peshën më të madhe në rritjen ekonomike të vendit.
Konkretisht, agroindustria ka rezultuar sektori me peshë në rritjen e eksporteve, ku gjatë 2014, vlera e tyre ka arritur në rreth 6.1 miliardë lekë nga 5.6 miliardë që kanë qenë gjatë 2013-ës. Po ashtu edhe tregtimi i produkteve bujqësore ka siguruar të ardhura të larta, në vlerën e 4.4 miliardë lekë duke shënuar një rritje me 0.4 miliarde lekë krahasuar me vitin paraardhës.
Ndërkohë që eksportet blegtorale kanë shënuar performancë negative, ku ne 9-mujorin që lame pas arritën në vlerën e 435 milion lekëve nga 494 milionë që ishin gjatë 2013-ës. Vihet re se tendenca e eksporteve blegtorale ka ardhur në rënie nga viti në vit, pasi vlera e tyre në vitin 2012 ka qenë 1.6 miliardë lekë.
Ndërsa importet gjatë 9 mujorit të vitit 2014, kanë rezultuar në vlerën e 67 miliardë lekë nga 63 miliardë lekë që kanë qenë gjatë 2013-ës. Vlera e lartë e produkteve të importuara tregon se pjesa më e madhe e kërkesës në vend përmbushet nga jashtë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.4%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4223
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02