Në tremujorin e katërt 2016, numri i të punësuarve në sektorin privat është rritur 4,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të njëjtin trend ka shënuar edhe indeksi i fondit të pagave, i cili është rritur me 6,5 % krahasuar me një vit më parë.
Të dhënat vijnë përmes raportit mbi statistikat afatshkurtra të sapopublikuar nga INSTAT.
Ka qenë sektori i tregtisë ai që ka shënuar edhe rritjen më të madhe të numrit të të punësuarve në fund të vitit të shkuar, me indeks 14,7%.
Në sektorin e shërbimeve numri i të punësuarve është rritur me 10,5%. Po ashtu, rritje të dukshme me 9,5% ka shënuar edhe numri i të punësuarve në agjencitë turistike.
Sektorë të tjerë me rritje të numrit të të punësuarve janë transporti, informacioni e komunikimi, dhe ndërtimi.
Sektorët që kanë shënuar rënie të numrit të të punësuarve janë industria nxjerrëse e hoteleria. Indeksi i numrit të të punësuarve në të dy këta sektorë është ulur me rreth 11% në tremujorin e fundit të vitit 2016.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO