Të gjithë janë dëshmitarë të punës së jashtëzakonshme që kanë bërë punonjësit e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi gjatë muajve korrik, gusht dhe fillimit të shtatorit 2017.
Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimit zjarrfikës nuk u dëmtua asnjë banesë, asnjë pronë e qytetarëve të Tiranës dhe mbi të gjitha nuk u lëndua asnjë qytetar. Në total, shërbimi zjarrfikës për vitin që lamë pas, ka ndërhyrë në 2279 raste, kur nga qytetarët është kërkuar ndihma e shërbimit zjarrfikës.
Edhe gjatë mbrëmjes së vitit të ri, nga 27 raste kur është kërkuar ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, është arritur zgjidhja e situatës pa probleme. Kryebashkiaku Veliaj ka premtuar për 2018 që krahas trajtimit financiar, të ketë edhe përmirësim të kushteve të punës për të gjithë shërbimin zjarrfikës.
d.c./shqiptarja.com











