Fillimisht 2018-a trokiti në Zelandën e Re ku Viti i Ri u prit mes festimeve dhe fishekzjarrëve të shumta. Zelanda e Re është ndër vendet e para që i hap dyert vitit të ri 2018. Për disa minuta, vendi është 'ndezur' nga fishekzjarret shumëngjyrëshe, që kanë pushtuar qiellin, ndërsa atmosfera duket tepër festive.
[gallery]25238[/gallery]
Pas Zelandës së Re ishte radha e Australisë fqinje që të festonte ndërrimin e viteve përpara vendeve të tjera të botës. Syndey u mbulua nga spektakli i fishekzjarreve nga ura e famshme e kryeqytetit australin, ndërsa mijëra banorë festuan në rrugët e qytetit. 2018-a ka mbërritur ndërkohë edhe në Japoni, Korenë e Jugut, Taivan, Korenë e Veriut, Indonezi.
Vlen për t'u veçuar festa e Koresë së Veriut ku në qiellin e Penianit janë hedhur mijëra fishekzjarre, duke iu bashkuar kështu atmosferës festive si në çdo vend tjetër të botës demokratike.
[gallery]25240[/gallery]
d.c./shqiptarja.com