Viti 2018 është viti i cili pritet japë efektet e para të super reformës në drejtësi. Muajt e parë të këtij viti do të japin rezultatet e para të procesit të vettingut ku fshesa e drejtësisë do të marrë përpara prokurorë e gjyqtarë të korruptuar.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur verifikimin 57 gjyqtarëve e prokurorëve të parë dhe shpejt do të shpallen rezultatet nëse këta persona do të largohen apo do të qëndrojnë në sistemin e drejtësisë. Nëse do të ketë të tillë, 2018 do të jetë viti i prerjes së kokave të para, proces i cili deri në finalizimin e tij pritet të zgjasë 5 vjet.
Por vettingu nuk është e vetmja gjë e pritshme nga zbatimi i reformës në drejtësi miratuar në mes të vitit 2016. Krijimi i SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, njësi e posaçme që do të hetojë korrupsionin e të gjithë zyrtarëve të lartë e politikanëve të karrierës, pritet të finalizohet brenda këtij viti. Për këtë, duhet të ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.
A do të ketë kurajën politika të zhbllokojë këtë proces i cili do të skanojë veprimtarinë e tyre? Kjo ngelet për tu parë! Parlamenti, me ngritjen e KLGJ-së dhe KLP-së, nëse nuk do të ketë pengesa të reja, do të zgjedhjë edhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.
Sfidë paralele parlamentare është reforma zgjedhore. Komisioni i ngritur vitin e shkuar nuk ka bërë ende asnjë punë konkrete. Fillimisht ai duhet të reflektojë rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, rekomandime të cilat si asnjëherë më parë, janë të pa reflektuara për tre zgjedhjet e fundit. Raportet për 2013, 2015 dhe 2017 janë në listë pritjeje.
Njëkohësisht, PD ka një kërkesë themelore. Identifikim dhe numërim elektronik. PS nuk e kundërshton, por as është tifoze e përdorjes së teknologjisë. Vetë mazhoranca kërkon lejimin e emigrantëve të votojnë.
Teksa debatojnë në parim për teknikalitete, dy partitë e mëdha, PS e PD nuk thonë asnjë fjalë nëse do të ndryshojnë sistemin zgjedhor. Kjo është pika e errët, ende e pa zbardhur e marrëveshjes së 18 majit mes Ramës dhe Bashës, që pritet të na e zbardhë ky vit që sapo nisi.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.9%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
32.4%
Vota total: 1732
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor, 14:15
-
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, Lulzim Basha: Vendimi ishte i drejtë, do ta merrja sërish
5 Dhjetor, 20:11
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Hasani pret kreun e OSBE, zv/kryeministrin e Maltës, ministri: Mbështetje për rrugën tonë drejt BE-së! Borg: Inkurajojmë Shqipërinë për integrim, goditje korrupsionit
13 Nëntor, 10:29
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18