2,029 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 20 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 17,783 raste aktive me COVID

2,029 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 20 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 17,783 raste aktive me COVID

Urgjenca Infektive

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 2,029 raste të reja me koronavirus nga 7,378 testime të kryera. Fatkeqësisht, 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetare nga Berati 70 vjeçe dhe një qytetar nga Kavaja 74 vjeç.

Sakaq, në të gjithë vendin janë 17,783 raste aktive me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 130 pacientë, 20 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar.

Krahasuar me një ditë më parë kemi rritje të numrit të infektimeve dhe rënie të numrit të vdekjeve. Dje u regjistruan 1,905 raste dhe 6 të vdekur. Gjatë 24 orëve të fundit 751 qytetarë janë shëruar nga COVID duke e çuar në 205,560 numrin e të shëruarve që prej fillimit të pandemisë.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 999 në Tiranë, 119 në Durrës, 81 në Shkodër, 79 në Gjirokastër, 78 në Elbasan, 63 në Vlorë, 42 në Sarandë, nga 40 qytetarë në Korçë, Fier, Kamëz, 39 në Lushnje, 36 në Lezhë, 28 në Vorë, nga 20 qytetarë në Berat, Dibër, nga 19 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 18 qytetarë në Gramsh, Tepelenë, 16 në Cerrik, nga 15 qytetarë në Peqin, Kuçovë, 14 në Divjakë, nga 12 qytetarë në Roskovec, Pogradec, 10 në Devoll, 9 në Skrapar, nga 8 qytetarë në Kavajë, Shijak, nga 7 qytetarë në Mirditë, Krujë, Delvinë, Librazhd, Prrenjas, nga 6 qytetarë në Memaliaj, Patos, Has, Kukës, Malësi e Madhe, nga 5 qytetarë në Këlcyrë, Kolonjë, nga 4 qytetarë në Belsh, Himarë, Selenicë, Tropojë, nga 3 qytetarë në Pukë, Konispol, Libohovë, Dimal, nga 2 qytetarë në Poliçan, Dropull, Mat, Vau i Dejës, 1 në Përmet.  

Statistika (13 Janar 2022) 
Raste të reja ditore         2029
Të shëruar në 24 orë       751
Të shtruar në spitale       130
Humbje jete në 24 orë    2
Testime ditore                 7378 

Testime totale              1,556,936 
Raste pozitive                 226,598
Raste të shëruara             205,560
Raste Aktive                      17,783
Humbje jete                         3,255

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë            8779
Durrës             1434
Fier                 1387
Elbasan           1300
Vlorë                1065
Shkodër          1047
Gjirokastër     777
Berat               573
Lezhë              547
Korçë               502
Dibër                215
Kukës               157

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’