DURRES - Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Durrës në bashkëpunim me Seksionin Kundër Narkotikëve kanë parandaluar dhe goditur tentativën për të trafikuar lendë narkotike drejt Italisë.

Sekuestrohen 207 kg kanabis, sasi kjo që po tentohej të trafikohej drejt Italisë me autobus.

Është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, Jetmir Muçalijaj 43 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të mjetit që transportonte lëndën narkotike, E.S. 38 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në mjetin autobuz, tip Skania me drejtues shtetasin Jetmir Muçalijaj, pas një analize risku të hollësishme dhe verifikimeve të tjera speciale nga Specialistët e Kontrollit u konkludua se ne në brendësi të tij dyshohej te kishte lëndë narkotike. Ata vendosen për verifikim më të hollësishëm dhe kthyen autobuzin per kontroll në Skaner. 

Në përfundim u konkludua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Në pjesën e rrotave të pasme të autobuzit ishte përshtatur një vend ku gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 180 pako me peshë rreth 207 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.

Materialet I kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi I lëndëve narkotike" në bashkëpunim, e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/ a/ 2, 22 të Kodit Penal.

[gallery]22686[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com