SHBA kërkon që lufta Izrael-Hezbollah të përfundojë sa më shpejt

SHBA kërkon që lufta Izrael-Hezbollah të përfundojë sa më shpejt

Shtetet e Bashkuara kanë thënë sot, se kërkojnë që lufta Izrael-Hezbollah të përfundojë “sa më shpejt që është e mundur”, teksa shtyjnë përpara një rezolutë të Kombeve të Bashkuara, që i kërkon grupit të armatosur të tërhiqet prej jugut të Libanit.

Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit.

I dërguari amerikan, Amos Hochstein, ka zhvilluar bisedime me kryetarin e Parlamentit të Libanit, Nabih Berri – aleat i Hezbollahut – në Bejrut, teksa tenton t’i japë fund luftës së nisur që gati një muaj, e cila ka vrarë më shumë se 1.470 njerëz në Liban.

“Lidhja e të ardhmes së Libanit me konflikte tjera në rajon, nuk ka qenë, dhe as nuk është në interesin e njerëzve të Libanit”, ka thënë Hochstein, duke iu referuar kërkesës kryesore të Hezbollahut, që secili armëpushim në Liban të jetë i lidhur me dhënien fund të luftës në Gazë.

Hochstein ka thënë , po ashtu, se derisa Rezoluta e OKB-së, 1701, e cila u ka dhënë fund luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut më 2006, duhet të jetë bazë për një armëpushim të ri, palët nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta zbatuar atë.

Sipas Rezolutës 1701, vetëm ushtria e Libanit dhe forca paqeruajtëse e OKB-së, UNIFIL, mund të pozicionohen në zonat në jug të lumit Litani të Libanit, që gjendet afër kufirit me Izraelin.

Pavarësisht rezolutës, Hezbollahu ka pasur prezencë në jug të Libanit dhe në tetor të vitit të kaluar ka nisur të gjuajë raketa drejt Izraelit, si shenjë mbështetjeje për aleatin palestinez Hamasin, grup i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe fuqive tjera.

Javën e kaluar, kryeministri i Libanit, Najib Mikati, ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP, se Qeveria e tij është e gatshme të forcojë prezencën e ushtrisë në jug të Libanit, nëse arrihet armëpushimi.

Mirëpo Hezbollahu, grup që mbështet nga Irani, refuzon të çarmatoset qysh prej luftës civile të periudhës 1975-1990, dhe ka sasi të konsiderueshme të armëve në këtë shtet me ndasi të mëdha politike dhe ushtri të dobët.

Shkëmbimet e sulmeve raketore në kufirin e Libanit kanë nisur pas nisjes së luftës së Izraelit në Gazë, më 7 tetor të vitit të kaluar.

Lufta është nxitur nga sulmet e Hamasit në jug të Izraelit, duke lënë mbi 1.200 njerëz të vrarë dhe duke marrë 240 pengje tjera.

Si pasojë e ofensivës izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë, kryesisht civilë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Në shtator, Izraeli e ka zgjeruar luftën edhe në Liban, me qëllim të shkatërrimit të kapaciteteve të Hezbollahut në zonën kufitare.

Hezbollahu, në anën tjetër, është zotuar se do ta vazhdojë luftën, derisa të arrihet një armëpushim në Gazë./REL

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive