Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar sot për ditëlindje djalin e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Për 20-vjetorin e të birit Meta ka publikuar një foto me Besarin ku shkruan: "Edhe 100 pranvera! Gjithmonë kuqezi!"

Meta luan me foton e publikuar pasi në të shfaqet i veshur me një uniformë të kuqe të kombëtares shqiptare të futbollit, ndërsa djali i tij Besari ka një bluzë të zezë.