21 janar, Berisha braktis
Tiranën për Lushnjen
Kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë në Tiranë në datën 21 janar, por do të jetë në qytetin e Lushnjes, për të marrë pjesë në ceremonitë e festimeve që organizon bashkia e këtij qyteti, në kuadër të 92 vjetorit të Kongresit të Lushnjes. Lajmi konfirmohet për “shqiptarja.com” nga vetë kryetari i bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe. Që prej një jave në qytetin e Lushnjes kanë nisur shumë organizime, sidomos me nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në qytet, por edhe aktivitete të tjera kulturore.
LUSHNJE - Kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë në Tiranë në datën 21 janar, por do të jetë në qytetin e Lushnjes, për të marrë pjesë në ceremonitë e festimeve që organizon bashkia e këtij qyteti, në kuadër të 92 vjetorit të Kongresit të Lushnjes.
Lajmi konfirmohet për “shqiptarja.com” nga vetë kryetari i bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe. Që prej një jave në qytetin e Lushnjes kanë nisur shumë organizime, sidomos me nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në qytet, por edhe aktivitete të tjera kulturore.
Lajmi për vizitën e kryeministrit Sali Berisha në qytetin e Lushnjes konfirmohet edhe nga zyra e shtypit në Këshillin e Ministrave. Por si rrallë ndonjëherë më parë, interesimi i kryeministrit për të qenë në Lushnje në 21 janar, ka nisur që në ditët e para të këtij viti, ende pa u zbehur entuziazmi i festave të fundvitit. Ndërkohë në Tiranë, opozita do të ketë homazhe për 1 vjetorin e vrasjes së katër protestuesve, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Fatos Tushe, kryetar i Bashkisë së Lushnjes, do të jetë në krye të ceremonive, madje do të presë edhe kryeministrin Sali Berisha për aktivitetet.
Zoti Tushe, cilat janë aktivitetet që ka planifikuar bashkia e Lushnjes në kuadër të 92 vjetorit të kongresit?Si çdo vit edhe këtë vit, do të ketë ceremoni, por ndryshe nga herët e tjera, ato kanë një javë që kanë filluar e sidomos në shkolla. Ndërkohë këtë radhë është angazhuar edhe ministria e Kulturës.
Kur e morët vesh ju se do të vinte kryeministri Berisha?Në datën 4 janar më ka marrë në telefon ministri i Kulturës Bumçi për të folur për aktivitetet e kësaj dite. Dhe më vonë më kanë marrë nga kabineti i kryeministrit që më konfirmuan vizitën. Do të ketë aktivitet që do të zhvillohet në sallën e Teatrit “Vaçe Zela” dhe ndërkaq, një ndër folësit kryesor do të jetë edhe profesor Pëllumb Xhufi, që me këtë rast do të mbajë edhe kumtesën kryesore.
Ministria e kulturës ka ndonjë projekt konkret?Një ndër projektet është ajo e përfshirjes së shtëpisë së kongresit në objektet e trashëgimnisë kulturore. Megjithatë tek shtëpia janë bërë disa rregullime dhe sistemime. Madje është bërë edhe ndriçimi i godinës.
Ju do e prisni kryeministrin?Sigurisht, këto janë aktivitete që po bëhen për Kongresin
.
Po nga Partia Socialiste do të ketë përfaqësues?Unë kam biseduar para tre ditësh edhe me kryetarin e PS Edi Rama kur ai ishte këtu. Dhe kemi rënë dakord që në ceremonitë e asaj dite, do të jenë edhe dy deputetët e qytetit tonë Bashkim Fino dhe Arben Çuko që do t’i bashkohen ceremonive të kongresit.
(ab/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2343
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident tragjik në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor, 08:15
-
Lufta në Ukrainë, sulm i ri rus me dron në Kiev
26 Nëntor, 07:56
-
'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian
26 Nëntor, 07:38
-
Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21
26 Nëntor, 07:28
-
Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut
26 Nëntor, 07:16
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë
26 Nëntor, 07:06
-
Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?
25 Nëntor, 22:54
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00