TIRANE-Aktivistë të Aleanca Kuq e Zi (AK) kanë zhvilluar një protestë paraditen e sotme me rastin e ‘21 Janarit’, datës kur 6 vite më parë u vranë në Bulevard 4 protestues.
Në disa momente ka pasur dhe tensione ku aktivitet janë përplasur me policinë.
Në tentativë për të provokuar një ‘21 Janar’ të dytë , 4 aktivistë të Aleancës Kuqezi u arrestuan nga policia . Aktivistët e kësaj force të drejtuar nga Kreshnik Spahiu u përleshën me forcat e policisë para kryeministrisë ku po protestonin për drejtësinë e munguar për 4 viktimat. Protesta degjeneroi me dhunë pasi njerëzit e Spahiut çanë kordonin e policisë dhe hodhën tymuese në drejtim të efektivëve të policisë.
Efekte
Më pas turma u zhvendos drejt Policisë së Tiranës, ku kërkoi lirimin e protestuesve të arrestuar.
Aty Spahiu Kuq e Zi shpalli lëvizjen “Rama ra”, si dhe paralajmëroi protestën e 2 marsit para kuvendit, që pritet ët jetë jo shumë paqësore.
Pavarësisht se doli për të protestuar për 4 viktimat e ‘21 Janarit’, Spahiu u kërkoi familjarëve të mos marrin paratë e dëmshpërblimit.
[gallery]20681[/gallery]
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO