Ambasadorja britanike Fiona McIlwham bëri sot një deklaratë publike ku deklaron se hetimet për zbardhjen e 4 vrasjeve të ndodhura më 21 janar nuk duhet të vonohen dhe i bëjnë thirrje autoriteteve shqiptare për të bashkëpunuar plotësisht me prokurorët për hetimin.
DEKLARATA E PLOTE Ambasadorja Britanike, Fiona McIlwham beri sot kete deklarate:“Ne prag te përvjetorit te protestes se 21 janarit, mendimet tona janë me familjet e atyre që u vranë. Fillimi i vitit të kaluar ishte një moment shumë i trishtuar për Shqipërinë dhe për demokracinë në Shqipëri. Sic e kane deklaruar edhe miqte nderkombetarë, është shumë e rëndësishme, sidomos për familjet, që të jepet drejtësi.
Janarin e kaluar, ministri ynë per Europen, David Lidington, bëri thirrje për një hetim penal të plotë të pavarur të ngjarjeve në Tiranë. Ky hetim vazhdon. Një proces i besueshëm do të marrë kohë, por ai nuk duhet - me të vërtetë, nuk duhet të vonohet. Ne i bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve shqiptare për të bashkëpunuar plotësisht me prokurorët per hetimin.
Në Mbretërinë e Bashkuar, ne kemi mësuar - gjatë një procesi të gjatë dhe shpesh të dhimbshem të zhvillimit demokratik - se drejtësia kërkon institucione profesionale të paanshme, te cilat besohen nga publiku se po veprojne me paanshmeri, dhe ndiqen me kujdes nga media për tu siguruar se janë të drejtë. Vetëm disa javë më parë ne Britani, denimi i dy burrave pas 19 vjetesh për vrasjen raciste të një nxënësi, vertetoi perseri rolin thelbesor qe luajne presioni publik dhe presioni mediatik ne shtyrjen perpara te reformave dhe për të siguruar se asnje nuk qendron mbi ligjin.
Shqipëria ka tani një mundësi të ndërmarrë hapat e duhur drejt dhënies së drejtësisë për të gjithë dhe për të luftuar çdo sens mosndëshkimi. Ne shpresojmë se autoritetet shqiptare do ta shfrytëzojne këtë mundësi.”
(sg.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.5%
-
PD
13.8%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 886
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39