21 janari, Apeli vendos nesër
Akuza kërkon 23 - 25 vjet burg

21 janari, Apeli vendos nesër<br />Akuza kërkon 23 - 25 vjet burg
TIRANË –  Gjykata e Apelit do të vendosë nesër për dy gardistët e akuzuar për vrasjet e 21 Janarit, Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, pas seancës së zvilluar sot ndaj tyre për katër vrasje gjatë protestës së 21 Janarit para Kryeministrisë.

Prokurorët kanë kërkuar 23 vjet burg për ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendin, që akuzohet për vrasjen e Faik Myrtajt dhe 25 vjet burg për gardistin Agim Llupon.

Kryetari trupit gjykues ishte Ervin Metalla, që u shpreh gjatë seancës se vendimi i Gjykatës së Tiranës që i shpalli të pafajshëm gardistët, është në kundërshtim me ligjin dhe Llupo e Prendi janë fajtorë për vrasjet.

Në këtë seancë nuk është paraqitur asnjë nga familjarët e viktimave dhe as nga Garda e Republikës por vetëm përfaqësues të Ambasadës amerikane, OSBE-së dhe Avokatit të Popullit.
 
Seanca u zhvillua në Gjykatën e Apelit dhe kryetar i çështjes ishte caktuar Agim Bendo; prokurorë ishin Shkëlqim Hajdari dhe Altin Dumani. Avokati mbrojtës i Ndrea Prendit ishte Gjenc Gjokutaj; i Agim Llupos, Besnik Çerekja.

Në protestën e 21 janarit u vranë Ziver Veizi, Faik Myrtajt, Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Të afërmit e tyre ishin ftuar për të ndjekur seancën e parë të Kuvendit të Shqipërisë të paszgjedhjeve të 23 Qershorit.

“A1REPORT!”  RAPORTON NGA GJYKATA E APELIT
Gazetari Arsen Rusta ka raportuar direkt nga Gjykata e Apelit në orën 12:08 se “prokurorët Shkëlqim Hajdari dhe Altin Dume kanë lexuar sot për 2 orë, një relacion në të cilin kanë kërkuar që të mbetet në fuqi kërkesa e bërë nga prokurorët e Gjykatës së Shkallës së Parë për shpllajen fajtorë të të gardistëve, pasi  është vërtetuar vrasja prej tyre e dy protestuesve dhe plagosja e shtatë të tjerëve.
 
Seanca ka vazhduar me dyer të mbyllura, në prezencë vetëm të përfaqësuesve të Ambasadës amerikane, OSBE-së dhe Avokatit të Popullit dhe të mungesë të gardistëve, që prej dy vjetësh ndiqnin çdo seancë.
 
Në orën 12:00, kryetari i trupës gjykuese Ervin Metalla ka kërkuar  30 min pushim pasi sëbashku me dy gjykatësit e tjerë ka vendosur t’u drejtojë prokurorëve 12 pyetje sqaruese si psh:

A kanë qëlluar në protestë vetëm këta dy gardistë apo dhe të tjerë? Pse nuk është përcaktuar tentativë për vrasje për  shtatë protetsuesit e tjerë por është konsideruar plagosje e lehtë etj. Po ashtu, në fund të përgjigjeve, do vendoset edhe për leximin e relacionit të paraqitur nga avokatët mbrojtës,”- tha Rusta.

Lajm në përditësim që nga ora 10:15....
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike