21 janari, Arben Meçe në Report Tv: I parashikova vrasjet sepse njihja skenarët si vepron Sali Berisha! Urdhëruesit janë lënë të lirë

Analisti Arben Meçe thotë se i kishte parashikuar vrasjet që ndodhën në protestën e 21 janarit në vitin 2011, ku u vranë në bulevardin Dëshmorët e Kombit,  4 protestues opozitarë nga armët e punonjësve të shtetit. Sipas Meçes, ai i parashikoi vrasjet pasi e njihet skenarin sesi vepronte Sali Berisha, i cili menjëherë pas vrasjes së protestuesve doli në një konferencë dhe dha një skenar që ishte krejt manipulim i situatës. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ Meçe u shpreh skenari i vrasjes së 4 protetuesve u bë i qartë kur Berisha doli në një konferencë për mediat.

'Po rrija me gazetarët dhe u unë u thash që tani do të vriten njerëz. Të gjithë u habitën pasi protesta ishte në përfundim. Do shihni thash! Në momentin kur është bërë vrasja protesta ishte drejt mbylljes. Unë parashikova vrasjet, sepse e njihja skenarin sesi vepronte Berisha. E gjithë kjo skenë u bë e qartë kur kryeministri del në konferencë shtypi dhe jep një skenar që ishte manipulim i gjithë situatës. 4 personat nuk u vranë pse cenuan ligjin, por u vranë për të zbatuar një skenarë të poshtër dhe të ndyrë. Nuk është e lidhur me faktin se ata persona janë vrarë. Problemi më i madh është skenari që vrau këta njerëz dhe ai skenar u bë i qartë kur doli Berisha. Ai tha se po organizohej një grupim që këta njerëz ishin të armatosur. Ajo që ishte me alarmantja, është deklarim i tij, dhe duhet tu tregohet qytetarëve. Deklarimet e tij janë fund e krye manipulim dhe përgatitje psikologjike e një skenari.'- tha Meçe.

Sipas Meçes i gjithë grupi kriminal e organizatori duhet të dënohen, pasi fajtorë janë shpallur 2-3 ekzekutorë dhe urdhëruesit janë lënë të lirë.

‘Çështja është gjykuar, por rigjykimi nuk do të thotë se lidhen me ata elementë për të cilat është gjykuar çështja. Vrasja është bërë me paramendon. Është gjykuar një proces i thjeshtë mekanik. Ishte një skenar i organizuar. I gjithë grupi kriminal organizatori duhet të dënohen. Fajtorë janë shpallur 2-3 ekzekutor dhe urdhëruesit janë lënë të lirë.  Kemi të bëjmë me goditje selektive. Kemi të bëjmë me një skenar. I cili e zbërtheu Saliu, i cili tha se goditja është bërë nga afër. Skenari i 2 prillit në Shkodër, është i njëjti skenar që po implementohej. Skenaristi i cili tentoi të manipulonte opinionin a mban përgjegjësi për këtë ngjarje? Këta persona që kanë qëlluar janë persona që kanë qenë të qartë se po godisnin për të vrarë dhe për të materializuar skenarin. Kemi të bëjmë me një vepër penale e cila rikualifikohet tashmë. Kjo çështje duhet të hetohet.’- u shpreh Meçe.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 23/01/2023 14:29

    Atè qè hèngrèn mè 2 prill, le ta mbajnè nè gojè mè 21 janar. Kjo ishte mendèsia e nekrofilit delirant. SPAK SBZAN,!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë