21 janari, Arvizu: Të hetohet
kush dha urdhër që të qëllohej

21 janari, Arvizu: Të hetohet<br />kush dha urdhër që të qëllohej
TIRANË - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Aleksander Arvizu nuk pranoi sot të bëjë koment për vendimin e Gjykatës së Lartë për Ilir Metën. “Nga perspektiva amerikane janë kurioz për vlefshmërinë e provave nga ekspertiza e huaj. Do doja të dija pse nuk pranua kjo ekspertizë nga gjykata. Jam kurioz për shkak të implikimeve edhe të 21 janarit. Besoj se nuk do të jetë një precedent i gjërë që të mos pranohen provat e huaja”, u shpreh ai në intervistën në “Top Story” të Sokol Ballës..
I pyetur nëse vendimi është marrë në kushte normale i bazuar mbi fakte dhe evidenca apo edhe nën presion, Arvizu tha se “mendoj se një ndër shqetësimeve në këtë rast duket sikur vuante nga shumë probleme të proceseve të tjera si vonesat. Ndoshta ka patur vendime kontradiktore ndaj në këtë pikëpamje nuk ka qenë e pazakonte për standardet gjyqësore shqiptare. Ka patur vëmendje të shtuar për këtë për arsye të natyrshme dhe mendoj se në çdo sistemi gjyqësor barra e provës i përket prokurorisë që të vërtetojë. Kam mësuar se prokurorët kanë ndjerë se ishte një çështje e fortë dhe zoti Meta u shpall i pafajshëm nga akuzat”.

Duke folur për ngjarjet e 21 janarit, Arvizu deklaroi se “përparësia jonë kryesore më e madhe ka qenë që të mbështesim kryeprokurorin në hetim dhe kjo ka ndodhur. E di që njerëzit janë të frustruar dhe të zhgënjyer për zgjatjen. E rëndësishme është se theksi ka qenë në atë hetim dhe ne gjithmonë kemi nënvizuar se është e rëndësishme të kishte tre komponentë kryesore: i plotë, i pavarur dhe i lirë. Kemi ndjekur se në bazë të asaj çka ndodhi në 21 janar ishte diçka e tmerrshme”. Arvizu tha se kryeministri Sali Berisha i është ankuar se nuk po hetohet sa duhet për pjesën e organizatorëve dhe unë isha gjithashtu i shqetësuar e ja kam përcjellë këtë kryeprokurores.

Duke ju referuar ekspertizës së FBI-së ai tha se “ka patur kërkesa të ndryshme që janë dorëzuar nga prokurorët në kohë të ndryshme tek FBI. Nga ajo që kuptoj është pjesa më e madhe nga ajo që është kërkuar dhe është përmbushur. Mund të ketë një ose dy shtojca ku kemi ende shpresën se do ketë informacion shtesë por pjesa qendrore për evidencat balistike dhe ligjore të kërkuara nga prokurorët është kryer në fillim të janarit. Jam takuar me asistent drejtorin e FBI-së në Uashington".
Ambasadori theksoi se gjatë gjithë kohës së hetimeve është takuar dhe me ekspertët e FBI që po hetojnë provat e 21 janarit.
“Jam takuar me asistent drejtorin e FBI, dhe ai merret me shumë punë, cështje që kanë lidhje me terrorizmin, dhe më vjen mirë që ata kanë marrë përsipër këtë kërkesë. Prokurorët janë të kënaqur me bashëpunimin me ta. Dua të theksoj se që nga dita e parë ka qenë një hetim i Ina Ramës, por ne na është paraqitur kërkesa të sjellim ekspertë të mjekësisë ligjore, dhe kam kërkuar që të mbështetej kjo dhe këtu gjendemi sot. Nga ajo që kuptoj është pjesa më e madhe nga ajo që është kërkuar dhe është përmbushur. Mund të ketë një ose dy shtojca ku kemi ende shpresën se do ketë informacion shtesë, por pjesa qendrore për evidencat balistike dhe ligjore të kërkuara nga prokurorët është kryer në fillim të Janarit”.

NDERHYRJA NË SERVER
Më tutje ambasadori u shpreh se sa i takon të përfolurës ndërhyrje në serverin e kamerave të kryeministrisë “ne gjithmonë dhe po flas për pjesën e serverit kemi mbajtur që prokurorët këtu si kudo janë të detyruar të ndjekin çdo lloj evidence. Nëse ka patur një zhvillim në këtë fushë e në këtë zonë, nëse kanë dorëzuar prova apo kërkesa për analizë ligjore e informacion ne kemi ndjerë detyrimin ta merrnim parasysh. Ne jemi përpjekur sa kemi mundur të jemi mbështetës”.

KUSH QËLLOI MBI TURMËN
I pyetur nëse ka ndryshuar diçka nga qëndrimet e tij personale të një viti më parë në raport me 21 janarin, Arvizu tha se “është e rëndësishme që çdo ditë e më shumë mëson dhe ky proces vazhdon deri në ditën e fundit që do të shërbej këtu. Më duhet të jem i sinqertë meqe përqëndrimi është hedhur tek 21 janari. Kthehem pas dhe shoh se ato dy javë të janarit. Asnjë person ose organ i SHBA-ve nuk ka qenë përgjegjës në asnjë formë që të urdhëronte gardën të qëllonte, asnjë organ ska qenë i përfshirë në organizimin e demonstratës që të paguheshin njerëz nga Shkodra, Laçi e Lezha që të vinin për të shkaktuar shqetësim të mundshëm. Asnjë person amerikan nuk është përfshirë por SHBA ka qenë në pararojë të komunitetit ndërkombëtar për të thërritur njerëzit për vetëpërmbajtje. Në ditët që vazhduan ne ju përgjigjëm kërkesave të prokurorisë për hetimin. Për këto që ka qenë këtu vitin e kaluar ka qenë një atmosferë kaotike”.

DEKLARATAT BERISHA - RAMA
I pyetur për deklaratën e Berishës se Rama duhet të mos harrojë kërcënimin që i kishte bërë më 23 janar të vitit të kaluar, Arvizu tha se “në eksperiencën time këtu për një vit është diçka pozitive për Berishën se flet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kjo është ana pozitive. Në më shumë se një rast kam menduar se ndoshta mund të kishte shprehur të njëjtin mendim në mënyrë më diplomatike e të matur. Mund të përcillte të njëjtin mesazh në mënyrë diplomatike”.
Sa i takon homazheve të kësaj të shtune Arvizu tha: “duket se do jetë një përkujtim i ngjarjes dhe do të ketë një ton kthjellues. Është mënyra e duhur për të përkujtuar humbjen e këtyre katër personave”.


RAMA KRYEMINISTËR? PSE JO
Duke folur për Edi Ramën, ambasadori tha se “pas një viti ne kuptojmë më mirë njëri-tjetrin. Ai e ka një kuptim më të mirë për atë se si e shohin SHBA-të situatën dhe pritshmërinë tonë ndaj tij. Mendoj se ka një kuptim më të mirë në marrëdhëniet tona. Ai është lider, udhëheqës i opozitës dhe ka vetëm pak më pak vota se mazhoranca. Është e lehtë që ta shohësh atë që mund të jetë kryeministri i ardhshëm nëse do të jetë kandidat në 2013. Ai e ka shprehur që është ndaj sigurisht”. I pyetur për kryeministrin Sali Berisha, Arvizu tha se “lidhur me të mendoj se sikurse me të tjerët ka patur një kuptim më të thellë të pozitës sime për atë se si ai ndihet e nuk ka patur ndryshim të vërtetë material. Do duhet të pyesni atë se si ndihet ai për SHBA-të por nuk mendoj se ka patur ndryshim”.


PRESIDENTI, NJERËZIT DUAN DIKË QW TË BLLOKOJË KRYEMINISTRIN
Ambasadori komentoi edhe çështjen e zgjedhjes së Presidentit duke thënë se “nëse do them që presidenti duhet zgjedhur me konsensus do thuhet se mbështeti ambasadorët e tjerë. Nëse do them duhet zgjedhur përmes kushtetutës do thonë ja po mbështet sërish Berishën. Unë shoh se ka një shans të vërtetë që të zgjidhet dikush që përfaqëson unitetin e popullit, që ka eksperiencë në artin e kompromisit. Ai mund të jetë politikan por edhe dikush që mund të ketë përvojë të gjërë biznesi. Unë sigurisht do të prisja që do të ketë një farë konsultimi mes mazhorancës dhe opozitës për sa i përket kandidatëve të ndryshëm për këtë pozitë të lartë. Jam pak ngurues të përdor shembullin e Avokatit të Popullit por po flasim për përmasa të ndryshme. Nuk mendoj se duhet të jemi në këtë iluzion pasi ky është nivel tjetër. Problemi është se njerëzit kanë pritshmëri të ndryshme dhe do të donin të vihej dikush që të bllokonte kryeministrin. Është e rëndësishme të ketë ndarje pushteti por jo të ketë dikë bllokues. Duhet dikush që punon me qeverinë dhe të ketë edhe shkallën e pavarësisë së tij”.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi