TIRANE - Kryeministri Berisha nuk pranoi të komentonte vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila liroi Ndrea Prendin dhe Agim Llupon nga akuza e vrasjes së 4 protestuesve, të vrasjes së 21 janarit. Në një konferencë për shtyp të thirrur në orën 14:30, pak orë pasi Gjykata kishte dhënë vendimin e pafajësisë së dy të akuzuarve, Berisha u deklarua i prerë se nuk kishte dalë në konferencë për të komentuar vendimin e Gjykatës, por për të informuar se së shpejti në Parlament do të votohet projektligji për heqjen e tvsh-së për kimikatet bujqësore.
“Sot nuk jam këtu për këtë çështje. Nuk do më gjeni të komentoj vendime gjykatash. Ky është një vend që ka sistemin e drejtësisë dhe akuzës. Asnjë koment. Ju kërkova pyetje nëse kanë të bëjnë me çështjen e fermerëve. Nuk do komentoj asnjëherë vendimet e Gjykatave. Ky është qëndrimi im i prerë. Nëse keni pyetje për fermerët unë jam i hapur ndaj jush.”- tha Berisha.
Gjatë konferencës, shefi i ekzekutivit tha se së shpejti në parlament do të votohet projektligji për heqjen e tvsh-së për kimikatet bujqësore. “Nisma e qeverisë synon hapësira të reja për konsolidimin e bizneseve të vogla bujqësore”, - tha Kryeministri.
BERISHA: PS KRIJOI CACI-OIL
I pyetur për akuzat e Partisë Socialiste se ka vjedhur nismën e programit të saj për një rilindje, Berisha tha “Ata e kanë mendjen të vjedhin tollonat e natës. Ai thotë të heqë akcizën e naftës. Harruat ju Caci- oil. Sa u fut tolloni u krijua Caci- Oil
Shefi i ekzekutivit u shpreh se zhvilllimi i bujqësisë është në epiqendër të programit të qeverisë. Javën që vjen qeveria do të heqë tvsh-në për makineritë bujqësore"
Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com