21 Janari, Braçe: Pas deklaratave
të Berishës ç'do bëjë Prokuroria?

21 Janari, Braçe: Pas deklaratave<br />të Berishës ç'do bëjë Prokuroria?
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, duke marrë shkas nga rrëfimi i ish-kryeministrit Sali Berisha një ditë më parë per ngjarjet e 21 janarit, ka kërkuar përgjigje nga Prokuroria dhe sugjeron qe ta marrë në pyetje urdhëruesin e kësaj ngjarje.
 
Në një status në rrjetin social Facebook, Brace thekson se “Çdo bëje Prokuroria pas refimit të djeshem të Sali Berishes? Nje pyetje te drejtpërdrejte kam për prokurorin, pohon Braçe, “Cili ligj i jep të drejtën Gardës të vrasë katër qytetarë të pafajshëm, të paarmatosur e paqësore në mes të bulevardit. Sali Berisha ka dëshmuar dje se vrasjet jane bërë me dashje dhe ne zbatim te ligjit!! Kjo dëshmi e tij rrëzon tërësisht vendimin e dy palë gjykatave të korruptuara  se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia”.
 
“Këtë e bëri dje aktori kryesor i krimit shtetëror të organizuar me 21 janar!! Prej Sali Berishës është shumë e qartë se vrasjet kanë qenë me dashje;Tani Prokuroria e ka shumë të thjeshtë të na përgjigjet qartë. Cili është ligji që të vret në mes të bulevardit kur je paqësor, i paarmatosuar, duke parë apo duke ikur!?”, vijon Braçe argumentimin e tij.
 
Braçe thekson Berisha i ka dalë zot vrasjeve dhe aludon se “Në anën tjetër, Sali Berisha për të disatën herë i del zot vrasjeve, duke e vendosur veten në qendër të piramidës shteterore që kreu vrasjet!! Marrja përsipër e krimit nga Sali Berisha natyrisht që i përplaset në ballë çdo prokurori që nuk bën detyrën:Ta thërrasë, të marrë dëshminë, të pyese e të akuzojë, tamam zyrtarin e lartë që merr përsipër urdhrin per kryerjen e ketij krimi!!Po për këtë a ka përgjigje prokurori?



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK! Është mbretëresha e provave

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK! Është mbretëresha e provave