TIRANE-Zabit Deda, njëri nga vëllezërit e demonstruesit të vrarë në 21 janar Hekuran Deda, shprehet pwr gazetwn “Shqiptarja.com” se pas dërgimit të dosjes në gjykatë nga prokuroria, ai dhe familja e tij janë lehtësuar dhe qartësuar lidhur me emrin e gardistit që vrau të afërmin e tyre. Tashmë, ai pret që drejtësia të japë verdiktin e saj për këtë ngjarje tejet të rëndë, pasi në të kundërt ai paralajmëron për një vetëgjyqësi. Në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" Zabit Deda tregon problemet familjare që ka pasur pas vdekjes së të vëllait dhe kthimin e përgjigjes nga ana e Ambasadorit Amerikan Alexander Arvizu, pas letrës së dërguar këtij të fundit nga katër familjet, të cilave në 21 janar ju vranë të afërmit e tyre. Zabit Deda, shprehet se pas dërgimit të dosjes në gjyq dhe ngritjes zyrtarisht të akuzës së vrasjes së Hekuran Dedës, nga gardisti Agim Llupo, ai është qartësuar plotësisht se kush është personi që i ka vrarë vëllain. Ndërkohë që gjatë intervistës Deda shpreh keqardhje maksimale për pamundësinë e zbardhjes së autorëve të vrasjes së demostruesit nga Lezha Aleks Nikaj, ku sipas tij autorë të vrasjes janë ose ish-komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi ose efektivi i njësisë nr.2 Agim Llupo. Deda shpreh gadishmërinë e tij për të dëshmuar në procesin gjyqësor si dhe tregon se është në pritje të fletë-thirjes së prokurorisë për tu ballafaquar me gardistin Fatos Skeja, ndaj të cilit ka bërë një kallëzim penal për akuzën e "Mos kallëzimit të krimit" dhe "Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës". Vëllai i Hekuran Dedës, pohon se tashmë familja e tij vuan gjëndjen e vështirë ekonomike dhe se të gjithë anëtarët janë të papunë.
Zoti Deda, besoj jeni njohur me vendimin e prokurorisë për dërgimin e dosjes në gjykatë. Në të thuhet se gardisti Agim Llupo është autor i të ndjerit vëllait tuaj Hekuran Deda. Keni juve një koment ndaj këtij konkluzjoni?
Sigurisht që jam njohur me këtë vendim pasi e ndjekim hap pas hapi veprimtarinë e prokurorisë për hetimin e katër vrasjeve në 21 janar, pasi në njërën ndër to është dhe njeriu jonë. Vendimi i prokurorisë për dërgimin e dosjes në gjykatë dhe ngritjen e akuzës së vrasjes ndaj Agim Llupos si autor të vrasjes së vëllait tonë, na ka lehtësuar dhe qartësuar. Në media dhe shkrime gazetash kishim lexuar se Llupo ishte i dyshuar për vrasjen e Hekuranit, por kur interesoheshim në prokurori s'mernin dot një përgjigje konkrete, pasi hetimet ende vazhdonin.
Po tashmë që jeni njohur me emrin e gardistit që qëlloi ndaj vëllait tuaj, jeni dakort me këtë përfundim dhe a keni besim tek gjykata?
Po unë besoj se Hekurani është vrarë nga Agim Llupo për të cilin prokuroria ka ngritur dhe akuzën. Unë jam i gatshëm të dëshmoj rreth kësaj çështje në gjykatë, dhe të them ato gjëra që di rreth kësaj çështje. Për sa i përket gjykatës, unë pres që ajo të japë drejtësis për të gjitha vrasjet, pasi në të kundërt ne do na çojnë në vetëgjyqësi. Premtimin për drejtësi na i ka dhënë nëpërmjet një letre dhe ambasadori amerikan Arvizu, i cili na u përgjigj, pas letrës të dërguar nga ana jonë, si përfaqësues të katër viktimave të 21 janarit 2011. Etiketimi i gardistit Llupo si autor të vrasjes së vëllait tim, jo vetëm që na liroi nga kjo brengë por dhe na orientoi se kush është personi që na vrau vëllanë tonë. Ne tashmë e dimë kush është ky person dhe në rast se nuk dënohet nga drejtësia, çështja do zgjidhet me vetëgjyqësi.
Gjatë kësaj kohe keni pasur ju ndonjë takim me familjarë apo njerëz të afërm të gardisti Agim Llupo?
Jo, me ata s'jam takuar asnjëherë. S'kam pasur arsye të takohem. Nuk kanë ardhur fare as për të kërkuar falje dhe as kanë dërguar njerës. Por tani që e mësova zyrtarisht se Llupo me ka vrarë vëllain, s'më duhen takimet me ta, pasi dhe zakoni nuk na i lejon një takim, në këto kushte. Keqardhje maksimale më vjen për familjen e Aleks Nikës, autorët e vrasjes së të cilit nuk u arritën të zbardhen, por vrasësit tani dihen që janë ose Ndrea Prendi ose Agim Llupo.
Po me gardistin Fatos Skeja jeni ballafaqur në prokurori lidhur me kallëzimin që ju keni bërë?
Jo me të s'jam ballafaqur për shkak se nuk jam thirur nga prokuroria. Unë jam i gatshëm tia them në sy të prokurorëve, takimin mes meje dhe gardistit Skeja. Me të jam përballur vetëm në gjykatë, ku vashdojmë ato gjyqet tona për shpifje dhe asnjë herë tjetër.
Si është sot gjëndja ekonomike e familjes tuaj, ju keni filluar punë në ndonjë vend?
Jo, unë jam papunë dhe të gjithë vllezërit. Vetëm rrimë, s'kemi ku të shkojmë, pasi na kanë rënë dhe hallet. Gjëndja jonë ekonomike është e vështirë, njëri nga vllezërit që punonte në Greqi, është detyruar të kthet herë pas here në Shqipëri pasi e thërasin në gjykatë. S'të mban në punë njeri, kur shkëputesh vazhdimisht. Në këto momente jemi të gjithë pa punë dhe pa asnjë përkrahje sociale.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

PDF- Kerkesa per gjykim per Ndrea Prendi,Kume dhe Llupo