TIRANE- Deputetët socialistë Besnik Bare dhe Paulin Stërkaj ishin sot paradite në Gjykatën e Krimeve të Rënda për të dëshmuar në lidhje me atë çka ndodhi në protestën e 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestues. Së bashku me deputetin Tom Doshi, i cili sot nuk ishte i pranishëm, ishin thirrur sot me kërkesë të prokurorisë së kryeqytetit, e cila gjatë hetimeve i ka pyetur tre zyrtarët e lartë lidhur me ngjarjet kriminale të ndodhura në demostratën e 21 janarit.

DESHMIA E BARES
Deputeti Bare, ishte personi që kërkoi lejën nga policia e Tiranës për të bërë demostratën para godinës së kriministrisë, ndërkohë që më pas dy deputetët e tjerë janë parë mes turmës së protestuesve dhe shumë afër efektivave të Gardës së Republikës. Seanca nisi me dëshminë e deputetit socialsit Besnik Bare i cili ka bërë kërkesën për mitingun e 21 janarit në polici.  "Unë me protestuesit e njesisë nr.2 isha tek Rr. e Elbasanit.Kur u afrova pranë kullave binjake ishte rrëmujë dhe tym. Protestuesit ishin para kryeministrisë, pa e kaluar gardhin. Ndërsa unë jam përpjekur të zbres protestuesit nga platforma e Kryeministrisë.”  Bare kujton momentin kur policia është vërsulur mbi protestuesit dhe si kishte mësuar vrasjet.

“Kur kishin mbetur afro 70 protestues policia u vërsul mbi ne. Policia u vërsul edhe mbi mua dhe Fatmir Xhafën. Kur isha mes kullave e kryesisë dëgjova krisma dhe pashë degët e pemëve të bienin. Mora vesh nga Tv për të vdekur, doja të bëja telefonata, por telefonat nuk na punonin.”- tregon Bare i cili shton se nuk është larguar për asnjë çast “edhe kur dëgova për të vdekur”

DESHMIA E STERKAJT

Deputeti socialist Paulin Sterkaj deklaroi se duhen të hetohen shkaktarët që vranë 4 protestuesit. “Duhet të hetohen ata që shkaktuan vdekjen e 4 qytetarëve. Kështu ndodh gjithmonë në një ngjarje ministri i Brendshëm i asaj kohe (Lulzim Basha) ka përgjegjësi. Në gjyq janë vetëm ata që kanë zbatuar urdhërat protestuesit janë vrarë në rrugë.”- tha Sterkaj duke shtuar se kishte njoftuar median për një të vrarë me plumb në kokë.”

Në seancën e kaluar trupa gjykuese që po shqyrton akuzat në ngarkim të ish-kreut të Gardës Ndrea Prendi dhe dy të bashkëpandehurve të tij, Agim Llupo e Margarit Kume, pranoi kërkesën e Prokurorisë për njoftimin e dëshmitarëve Tom Doshi, Paulin Sterkaj dhe Besnik Bare.  Më 2 janar mbetën të vrarë 4 protestues, Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Aleks Nika.
(sg/shqiptarja.com)