TIRANE- Ndahet në dy pjesë dosja për ngjarjet e 21 Janarit. Dosja gjyqësore për ngjarjet e 21 Janarit do shqyrtohet nga dy trupa të ndryshme gjyqesore. Cështja ndaj ish komandantit të Gardës së Republikës Ndrea Prendit, ish gardistit Agim Llupo, shoferit te Prendit dhe shoferit te Prendit, Margarit Kumes do shqyrtohet e ndarë nga cështja e IT—së kryeministrisë Armando Kasaj. Në Gjykatën e Tiranës është hedhur shorti I treshes gjykese për dy cështjet. Ish komandanti I Gardes Ndrea Prendi do gjykohet nga kreu I trupes gjyqesore Besnik Hoxha si dhe dy gjyqtarët Adriana Beraj dhe Arjana Caco. Kurse IT e kryeministrisë Armando Kasaj në një proces të vecuar gjyqësor do gjykohet nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ibrahim Hoxha.
Ish komandanti I Gardës Prendi dhe vartësi I tij Agim Llupo akuzohen nga prokuroria për tri vrasje dhe katër plagosje. Ndrea Prendi akuzohet për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj, kurse Agim Llupo akuzohet për vrasjen e protestuesve Ziver Veizi dhe Hekuran Dedës. Kasaj akuzohet për kopjim dhe fshirje të pamjeve në serverin e kryeministrisë. Gjyqtarët e përzgjedhur do caktojnë dhe datën e nisjes së gjykimit për 4 të pandehurit. Në dosjen e dërguar në gjykatë dy ditë më parë nga prokuroria listohen një sërë provash që sipas organit të akuzës provojnë fajësinë e të pandehurve. Prova kryesore është ekspertiza balistike e FBI për predhat dhe armët e përdorura nga gardistët mbi protestuesit në demostratën e 21 Janarit. Burime nga organi qëndror I akuzës bëjnë me dije se janë të paktën 91 dëshmitarë që do thirren në superprocesin ndaj ish drejtuesve të lartë të Gardës.(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Prokuroria çon në Gjykatë 4 të pandehurit