KORCE- Kryetari i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut (PDIU) deklaron se nëse çështja e 21 janarit nuk zbadhet , atëherë çështja të çohet në Strasburg.
Nga Korça, ku po zhvillonte një takim me strukturat e PBDNJ-së Dule tha “Vendimi i dha edhe një nuancë më të zezë gjyqësorit. Nga ana humane vendimi i vrau për së dyti familjarët".
“Gjyqësori - ka vijuar më tej kreu i PBDNJ-së - i dha një goditje edhe më të rëndë imazhit të tij, duke i faturuar vetes një njollë shumë të zezë. Ndërkohë, është krejt i papranueshëm dhe miop reagimi i Gjykatës së Faktit Tiranë për ndërhyrje të Ambasadës (Amerikane). Ne ndoshta kemi rastin unikal kur një gjykatë fakti në Shqipëri konteston ekspertizën e institucionit më të specializuar për këto lloj investigimesh siç është FBI-ja”.
Duke mbështetur apelin e ndërkombëtarve, Vangjel Dule është shprehur gjithashtu se çështja për 21 janarin duhet të çohet deri në Strasburg për zbardhje të plotë.
Ndërkohë lidhur me mosvotimin e tre ligjeve, kreu i PBDNJ-së ka deklaruar se tashmë në situatën që po kalojmë ato janë të dorës së dytë. Ka gjëra më të rëndësishme, sipas tij, me të cilat duhet të merremi.
Ndërsa përsa i përket koalicioneve, Dule është shprehur se forca që ai drejton do të bëjë koalicion me ato forca “që do të jenë në respekt të plotë të programit dhe filozofisë sonë”.
Dule ka komentuar edhe deklaratat e fundit nacionaliste në Shqipëri e Greqi, duke theksuar marrëdhëniet mes dy vendeve, pavarësisht momenteve që përpiqen qarqe të caktuara të krijojnë, do të ecin përpara drejt realiteteve që janë orientimi i padiskutueshëm i të gjithëve realiteti europian.
/Shqiptarja.com