Atë mbrëmje të 21 janarit 2011 isha në Bari, punoja si drejtor i La Gazzetta del Mezzogiorno por ndërkohë ndiqja edhe ngjarjet në Shqipëri gjithnjë me shumë vëmendje. Redaksia ime e News24 na mbante të informuar aq sa mundte mbi zhvillimet dramatike dhe lajmin për të vdekurit e mësova duke dëgjuar Sali Berishën, i cili akuzonte opozitën se kishte vrarë simpatizantët e vet me pistoleta-çadra. Mbaj mend një mjek të Spitalit Ushtarak, i cili pas pak minutash doli para gazetarëve për të konfirmuar varjantin e kryeministrit: të gjithë plumbat, e dala nga armë zjarri, që ishin gjendur në kufomat, ishin qëlluar nga pak centimetra larg. Edi Rama kërcënohej se do të arrestohej si autor i masakrës. Mediat ishin të çorjentuara përballë forcës së frikshme të propagandës së mobilizuar nga qeveria e Berishës.
Dhjetëra gazetarë e botues po bëheshin viktima të asaj fake news kolosale, të sajuar nga doktori dhe nga mediat e ti. Pjesa më e madhe e atyre gazetarëve, që sot dalin si “investigues të së vërtetës” dhe flamurmbajtës të shtypit të pavarur, në atë 21 janar ishin jnë rresht dhe të heshtur përballë gënjeshtrave të pushtetit. Ose të verbër, ose bashkëfajtorë. Dhe ajo Fake News e tetë viteve më parë nuk ishte shumë e ndryshme nga shumë të tjera që, në vazhdim, por edhe sot e kësaj dite, Berisha e Basha vazhduan të prodhojnë.
Të mësuar me gënjeshtrat e Berishës, unë dhe Alba filluam të kishim dyshime. Pyetëm redaksinë dhe i kërkuam të na kalojnë nëpërmjet internetit videot e regjistruara deri atëhere, sipas oraret ne të cilat ishin vrarë protestuesit. Kishim transmetuar gjithshka live, gjithshka ishte regjistruar dhe na dukej e pamundur të mos ishte regjistruar edhe skena e 4 vrasjeve. Ishte ora rreth 22.30, opinioni publik ishte sfilitur nga ajo ditë ferri, opozita ishte e rrethuar nga dyshimi dhe shumë redaksi, pa pikë energjie pas një dite trazirash, transmetonin vetëm pamjet e bulevardit, tashmë të boshatisur, me shenjat e mbetura nga beteja. Familjet e viktimave qanin të vdekurit e tyre. Fake News-i gjigand i Berishës me pistoleta-çadra po triumfonte.
Por, duke riparë të gjitha videot e regjistruara, njera pas tjetrës, unë dhe Alba zbuluam ato pamje, që do të ndryshonin historinë e 21 janarit. Dukej qartazi se kishte qenë Garda ajo, e cila kishte qëlluar dhe kishte vrarë. Nga Bari e vumë sërish në lëvizje redaksinë, thirrëm urgjentisht Artan Hoxhën, i cili kishte punuar gjithë ditën duke ndjekur incidentet, që erdhi me vrap në studio e kështu në mbrëmje vonë ai nisi të komentojë direkt, me përvojën e tij dhe syrin e tij të vëmendshëm, fotogram pas fotogrami, atë video-provë të jashtëzakonshme, që demaskonte gënjeshtrat e Sali Berishës dhe të qeverisë së tij. Berishën e kishin aq shumë frikë gazetarët, saqë për motive sigurie vendosëm të mos publikonim emrin e Vin Dajës, kameramanit autor të pamjeve.
Jam gjithnjë i bindur se ai episod i një gazetarie të pastër vulosi edhe fatin e marrëdhënieve të mia me News24. Pak ditë më pas, nisën presionet mbi pronarin italian (nuk kam qenë kurrë unë) për ta shitur televizionin dhe, në përfundim të tratativave të ndërlikuara dhe që u zhvilluan pa dijeninë time, në mëngjesin e 11 majit 2011 News24 u ble nga një botues i ri, i cili, në atë moment, ishte një nga miqtë më të afërt të Lulzim Bashës. Në kohën e duhur për zgjedhjet për pushtetin vendor, që Basha mezi i fitoi në Tiranë për 11 vota.
Kjo është historia e vërtetë e atyre pamjeve, që shpjegojnë se deri ku arrijnë gënjeshtrat e doktorit. Dhe se përse Luli e Saliu nuk reshtin së thëni që unë nuk jam një gazetar i pavarur. Do të kisha qenë i tillë nëse më 21 janar do të kisha gënjyer bashkë me ta
Pushka top Carlo Bollino
PërgjigjuKenaqesi te lexosh cdo dite gazeten tuaj. Lajme te bazuara mbi te verteten me informacionin e duhur. Gazetare te paanshem si ti, Artani, Alba e Vini ja hoqet masket skenaristit vrases Sal Berisha dhe zerbinos se tij Lulit. Skenaret e Berishes me vrasje neper mitingje per te marre apo per te permbysur pushtetin kane pasur fill qe ne fillimet e tij si politikan. Fale jush nuk ja arriti qellimit me 21 janar. Ka ardhur koha dhe me zor po e presim diten qe Berisha, Basha e Meta te japin llogari para drejtesise e ti shohim prapa hekurave.
PërgjigjuTu befte dita 1000- je i madhi Bollino!!!
PërgjigjuGjithmon respekte per ju Z. Bollino. Ju uroj shendet dhe lumturi dhe vazhdoni me koken lart ne punen qe beni
PërgjigjuGjithmon respekte per ju Z. Bollino. Ju uroj shendet dhe lumturi dhe vazhdoni me koken lart ne punen qe beni
PërgjigjuKarlo Bolino, ne rradhe te pare, eshte NJERI. Ne rradhe te dyte, eshte,tamam GAZETAR, gazetar pre verteti. Ne rradhe te trete, eshte SHQIPTAR, me teper se ne shqiptaret. Faktet, flasin
PërgjigjuKeni ndryshuar historine e Shqiperise... Respekte!
PërgjigjuTe gjthe i dine keto, ky artikull nuk na meson ndonje te re per Berishen. Fatekeqesisht na tregon edhe njehere paaftesine e qeverise per ta ndeshkuar.
PërgjigjuI dinê pra në saj të gazetarise se Carlo Bolono, Artan Hoxha dhe kameramanit. Në se keta nuk do të benin detyren e gazetarit, Në të gjithe do të kishim gelltititew ate genjeshter të ndyre të Sali Berishes. Mirë njohje per trimerine e Tyre
Super carlo Bollino!
PërgjigjuRespekte. Lexova edhe nje shkrim te Altin Ketros qe u jepte meriten e duhur per demaskimin e atij krimi. Dhe vertete cdo 21 janar ku kerkohet ende drejtesia e munguar per urdheruesit e asaj vrasje, vlen te permendet edhe lavdia juaj per ate qe bete.
PërgjigjuE vërteta nuk vdes kurrë!!!