21 Janari, Fajon: Një krim
pa autor, e papranueshme

21 Janari, Fajon: Një krim<br />pa autor, e papranueshme
TIRANE- Nuk është hera e parë që tragjedia e 21 janarit të vitit 2011 ku përballë kryeministrisë gjetën vdekjen nga plumbat e Gardës së Republikës katër protestues të pafajshëm, është bërë objekt debati në institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare. Kështu në mbledhjen e Komitetit të 7-të, për Stabilizim-Asociimin e Shqipërisë në Strasburg, eurodeputetja Tanja Fajon ngriti disa pikëpyetje për vrasjen e katër protestuesve shqiptarë në janar të vitit 2011, në demonstratën pranë kryeministrisë në Tiranë, duke u prezantuar si një nga çështjet më shqetësuese të funksionimit të demokracisë dhe shtetit ligjor në këtë vend aspirat për integrimin në Evropë.

Sipas eurodeputetes Fajon, është e papranueshme që për këto vrasje nuk ka ende asnjë autor. “Ngrita çështjen e protestuesve të varë më 21 janar të vitit 2011 pranë selisë së qeverisë në Tiranë. Sërish nuk ka autorë. E papranueshme”, shkruan në “Twitter” eurodeputetja sllovene Tanja Fajon, e cila është një nga parlamentaret më aktive për çështjet e Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë që reagim ka ardhur edhe nga deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh ish-ministër i Jashtëm, Aldo Bumçi, i cili siç raportojnë mediat, ka pohuar se “duhet të dënohen nxitësit dhe ushtruesit të dhunës të 21 janarit”.

Ai ka përsëritur qëndrimin se “Edi Rama më 21 janar, donte pushtimin e kryeministrisë". Një deklaratë dhe akuzë që shkon në të njejtën gjatësi vale me deklaratat, akuzat dhe pretendimet e ish-kreut të qeverisë Sali Berisha, i cili sërish i qëndron linjës së një puçi të pretenduar shteti me çadra pistoletë dhe thika me helm e mjete të tjera rrethanore, akuza këto që kanë hyrë në qerthullin e barcaletave më pikante jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë tij.

Por dhe në Shqipëri nuk ka reshtur debati për zbardhjen e kësaj çështjeje. Kështu, në seancën parlamentare të 20 shkurtit 2014, kryeministri Edi Rama, propozoi sjelljen e një prokurori të huaj për hetimin e vrasjes së Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës para kryeministrisë. Ndërkohë Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, ka deklaruar që më 20 janar 2014, se çështja është komplekse dhe hetimi është gjithëpërfshirës. 
 
 Shkrimi u publikua sot (14.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në SHBA, vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve

E rëndë në SHBA, vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve