TIRANE-Kanë kaluar gjashtë vjet nga vrasja e 4 protestuesve në demonstratë, por familjarët shprehen se drejtësia ende nuk është vendosur.

Duke nënkuptuar Reformën në Drejtësi, ata shprehen se "shpresojnë që, Drejtesia e re të ndëshkojë përgjegjësit".

Madje familjari i një prej 4 të vrarëve të 21 Janarit shprehet se po tentohet të mbyllet çështja në Prokurori.

“Është një dorë që kërkon të mbyllë çështjen. Ka 6 vjet në çështja në Prokurori dhe duan që çështja të varroset”.

Në një lidhje telefonike për Report Tv folën Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës dhe motra e Ziver Veizit, Trëndafile Muhametaj.

“Është një dorë që do ta mbyllë këtë çështje njëherë e mirë. Ka 6 vjet që çështja është në prokurori dhe duan që cështja të varroset. Ne nuk do e lejojmë kurrë që të mos zbardhet kjo çështje. Fajtorët të dalin para drejtësisë. Por kemi frikë se nuk do të dalë kush kurrë para drejtësisë”, tha Mark Nika.

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nika

Si do e cilësoni këtë 6-vjetor të ndarjes nga jeta të vëllait tuaj?
Kanë ikur 6 vjet dhe ne na janë zgjuar të njëjtat emocione. Krimi shtetëror i dokumentuar i lënë vit pas viti që të mbulohet nga pluhuri i harresës. Fshihet një dëshirë që kjo çështje të konsiderohet  e mbyllur.

Kush dëshiron ta mbyllë këtë çëshjte sipas jush?
Edhe me kërkesë të kryeministrit ne do të marrim pjesë në Tiranë për përkujtimore.

Do të jeni dhe në Bulevard?
Po do të jemi dhe do e trajtojmë dhe njëherë si problem çështjen.

Cfarë prisni nga kryeministri?
Ne betejën nuk e kemi me kryeministrin.  Betejën e kemi me drejtësinë që ka heshtur, këtu e 6 vjet për të të mos nxjerrë të vërtetën me qëllim. Se e vërteta ishte e zbardhur, por u nxi qëllimisht nga prokuroria dhe pse krimi është i dokumentuar. Ne shpresojmë tani se Reforma në Drejtësi do të largojë gjyqtarët e korruptuar dhe drejtësia ishallah, të zhvishet nga kthetrat e drejtësisë kriminale të Berishës.

Ju thatë që është një dorë që kërkon ta mbyllë këtë çështje qëllimisht?
Po ka 6 vjet cështja në prokurori dhe po e lënë në harresë. Është një dëshirë politike që ajo cështje të varroset. Po insistojmë dhe në Strasburg ku e kemi dërguar çështjen.

Në pikëpamjen tuaj po zvarriten?
Duan të na mposhtin, të heqim dorë nga hetimi i cështjes nga prokuroria. Ne shpresojmë se 21 Janari si dosje do të jetë në axhendën politikane të Drejtësisë së Re të çliruar nga pushteti politik i Sali Berishës.

Mendoni se gjyqtarët e prokurorët që kanë gjykuar këtë cështje do të largohen nga Vettingu?
Po e vështirë do të jetë se janë ende nëpër këmbë këta gjyqtarë e prokurorë se kanë dosjet e Sali Berishës. Në këto rrethana ne kemi frikë se nuk do të arrihet në kohë çlirimi i drejtësisë.
Ne nuk i humbim shpresat se me ne janë shumica e shqiptarëve, është dhe drejtësia e Europës e Amerikës, ajo e Strasburgut se janë evidente provat sesi janë vrarë. Se Aleksi ka protestuar kundër korrupsionit të Sali Berishës.
Prokuroria duhet patjetër të zbardhë këtë.

Z Nika dhe një pyetje të fundit, masa e dëmshpërblimit të qeverisë si ju duket apo ishte e vonuar?
Ato janë procese të tjera, janë praktika botërore që gjykatat kudo në botë, kur ka raste të tilla si vrasje, penalizojnë, detyrojnë fajtorin të përgjigjet financiarisht për dëmin e shkaktuar familjes.
Ne nuk e kërkojmë me urgjencë këtë, prioritet për ne është vënia para drejtësisë e përgjegjësve.
Është një lloj dëmshpërblimi moralisht i familjarëve të viktimës. Nuk shitet gjaku.




Trëndafile Muhametaj, motra e Ziver Veizit
 
Komenti juaj sot?
 
Kam udhëtuar drejt Tiranës për të kujtuar 6-vjetorit tim. Drejtësia që ne kemi kërkuar nuk ka shkuar në vend akoma dhe me Vettingun mendojmë se drejtësia do të shkojë në vend sepse do të hapet prapë çëshjta. Të dënohen ata që kanë urdhëruar vrasjen ne këtë kemi kërkuar gjkithmonë dhe do ta kërkojmë.
 
Si e vlerësoni dëmshpërblimin a e zbut sadopak dhimbjen?
 
Ne kërkonim që drejtësia të vihet në vend dhe nuk është se ne na ka hequr atë dhimbjen megjithatë ne jemi në proçes gjyqësor, por merakun e kemi te drejtësia.
 
Keni shpresë se me reformën gjërat do ndryshojmë?
 
Kështu shpresojmë dhe kemi dëgjuar që procesi do hapet dhe jemi me shpresë që drejtësia do vendosej. Ne lëndohemi kur jepet momenti i vrasjes së vëllait dhe lutemi që këto pamje të mos jepen shumë.
 
A ka vështirësi fa,milja e vëllait, si është jeta e tyre?
 
Fëmijët e vëllait tim janë në shkollë dhe kanë vuajtur dashurinë e babit. Janë në shkollë mësojnë dhe nuk kanë vuajtur financiarisht. Kurse ne motrat dhe vëllezërit që e mbanim sepse ai ishte i divorcuar e përjetojmë sepse na iku në mënyrë tragjike.
 
Çfarë prisni në fjalën që do mbajë Rama drejtuar jush?
 
Shpresojmë të na thotë që drejtësia do shkojë në vend.