21 janari,FBI dorëzon të dhëna
të fshira nga serveri i Qeverisë

21 janari,FBI dorëzon të dhëna <br />të fshira nga serveri i Qeverisë
TIRANE- Në 1-vjetorin e masakrës qe veritare të 21 janarit 2011, ekspertët e FBI-së të ofruar në ndihmë të Prokurorisë së Përgjithshme kanë arritur të rikuperojnë serverin
e kryeministrisë. Në këtë mënyrë zbulohet dinamika e ngjarjeve që ndodhën atë ditë, del kush ka qëlluar mbi turmën dhe se kush do të mbajë përgjegjësi për vrasjen e katër demonstruesve dhe palfosjen e dhjetra të tjerëve. Dje në mëngjes, dy agjentë të FBI-së kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit me materialin e ekspertuar.
Ata ju kanë dorëzuar pjesëtarëve të Prokurorisë së Përgjithshme jo vetëm serverin e kryeministrisë, tashmë të plotë me të gjitha të dhënat, 14 gëzhoja dhe po aq predha-plumba, por edhe një valixhe me armë të cilat janë përdorur në vendngjarje. Gjithshtu është dorëzuar edhe dokumentacioni i plotë shkresor i argumentimit shkencor-profesional,
i ekspertëve të tyre.

PROVAT
Serveri i kryeministrisë ishte prova kyçe që do të vinte para drejtësisë ata që qëlluan mbi turmën pasditen e 21 janari 2001. Por pamjet filmike ishin fshirë, me një urdhër që dyshohet se është dhënë në qeveri për të eleminuar çdo provë të inkriminimit të Gardës së Republikës, e cila u mbrojt fuqimisht nga kryeministri Berisha vetëm pas orë pas vrasjeve të pajustifikuara. Hetimi për vrasjet dhe 28 të plagosurit me armë zjarri në 21 Janar të vitit të shkuar, ishte shtyrë edhe 3 muaj, pasi përgjigjia e ekspertizës që ishte
kërkuar nga organi i akuzës nga homologët amerikanë, po vononte. Këtë fakt e pranoi edhe kryeprokurja Ina Rama, 3 ditë më parë gjatë një Konference të përbashkët për shtyp me shefin e antimafias së rajonit të Leçes.
Sipas burimeve, dosja voluminoze ka nisur të përkthehet që dje në mesditë dhe urdhëri nga kryeprokurorja Ina Rama,ka qenë i prerë që ky proces të mbarojë në një kohë rekord.
Ardhja e provave të plota dhe mbështetja për kryeprokuroren e Përgjithshme lidhet edhe me deklaratën e djeshme të Trojkës për mbështetjen që ajo I jep prokurorisë së shtetit. Nuk jepen detaje të hollësishme për ato që pëmban ekspertiza amerikane, por të njëjtat burime, konfirmojnë se brenda pak ditëve priten arrestime të reja për çështjen e hapjes zjarr nga Garda në demostrimin e opozitës, në datën 21 Janar të vitit 2010. Aktualisht në qeli I akuzuar nga organi i akuzës për vrasjen e demostruesit Ziver Veizi, është vetëm oficeri Agim Llupo, pjesëtar i "Grupit të Zjarrit", në Gardën e Republikës. Ekspertiza e armës së tij vërtetoi, se pikërisht nga plumbi I dalë prej saj, është shkaktuar plaga vdekjeprurëse e demostruesit
paqësor.



SERVERI I KRYEMINISTRISË
Tre ditë më parë kryeprokurorja Ina Rama deklaroi, se nga informacionet paraprake që kishin nga FBI, tashmë është vërtetuar se në kryeministri ka pasur prishje të provave, menjëherë pas ngarjeve të mbasdites së 21 Janarit. Ajo pranoi gjithashtu se, për këtë çështje ka edhe një hetim. Por sipas burimeve nga Prokuroria e Përgjithshme, pas ardhjes zyrtare të ekspertizës nga SHBA, ky fakt është i sigurt dhe i detajuar për mënyrën sesi është ndërhyrë në server. Nuk jepet informacion nëse ekspertët amerikanë kanë arritur të rikuperojnë pamjet e fshira, porprokurorët janë optimistë se çështja pas këtij ekspertimi, merr një drejtim të ri dhe priten arrestime të tjera, edhe për vrasjen e Faik Myrtos, Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës të cilat deri më sot kanë qenë pa autor. Gjithshtu edhe urdhëruesit dhe ekzekutorët e prishjes së provave në ambientet e kryministrisë, pritet që brenda këtyre ditëve, të merren të pandehur.



(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi