21 Janari, FBI: Zhduken
filmimet te Kryeministria |

21 Janari, FBI: Zhduken <br />filmimet te Kryeministria |
TIRANË – Pamjet e protestave të 21 janarit të filmuara nga kamerat e sigurisë në kryeminisrtrisë nuk ekzistojnë. Burime të grupit hetimor, pranë prokuorisë së përgjithshme, kanë konfirmuar për “Shqiptarja.com” se në serverin e rrjetit informatik të kryeministrisë nuk ekziston asnjë pamje filmike e gjithçkaje ndodhi më 21 janar të këtij viti.
Burimet thanë se ka qenë vetë FBI, e cila i ka komunikuar organit qëndror të akuzës se, pas ekspertizës së serverit qëndror në selinë e qeverisë, nuk ka asnjë dëshmi filmike.
Burime pranë grupit hetimor, sqaruan për “Shqiptarja.com” se nga ana e kryeministrisë, gjatë korrespondencës me organin qëndror të akuzës është pretenduar se pamjet fshihen automatikisht nga sistemi, pasi xhirohet 24 orë pa pushim dhe serveri eleminon filmimet e rradhës.
Megjithatë zyrtarët e prokurorisë thanë se, do të thirren sërish për të dëshmuar përgjegjësit e rrjetit informatik të kryeministrisë lidhur me mënyrën e eleminimit të pamjeve filmike.
Po kështu, grupi hetimot i çështjes ka vendosur të thërrasë ekspertë të pavaruar, të cilët do të studiojnë të gjitha mundësitë teknike nëse pamjet janë fshirë nga vetë sistemi apo ato janë eleminuar pas një urdhëri për zhdukjen e tyre.


EKSPERTIZA AMERIKANE
2 muaj më parë, memoria e kompjuterit qendror të sistemit të kamerave të sigurisë te Kryeministria u dërgua në SHBA, për shkak të hetimeve për ngjarjen e 21 janarit. Në muajin shtator prokuroria kërkoi zgjatjen e hetimeve dhe më pas dërgoi për ekspertim në SHBA, pajisjet e serverit të kamerave të Kryeministrisë. Serverat në fjalë ishin vënë në dispozicion të prokurorisë pak ditë pas ngjarjeve të dhunshme të 21 janarit. Në reagimin e parë të tij për ngjarjen e ndodhur pranë godinës së qeverisë, Kryeministri Sali Berisha deklaroi se kishte porositur sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Ministrave që kasetat filmike të kamerave të Kryeministrisë t’i dorëzoheshin prokurorisë për hetimin e ngjarjes.


21 JANARI, PROTESTA ME 4 VIKTIMA
Gjatë demostratës së organizuar nga Partia Socialiste më 21 janar të këtij viti, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ u vranë katër demonstrues dhe u plagosën dhjetra të tjerë. Menjëherë prokuroria nisi hetimet, ku fillimisht u arrestuan disa prej gardistëve, të cilët dyshohen se kanë qëlluar mbi turmën duke vrarë Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Aleks Nikaj.
Fillimisht u arrestuar gardistës Mark Nikolli, Agron Malaj, Sadik Ãtelaj, dhe Gazmend Ahmetaj. Por, me vendimin e saj te pak javëve më parë Gjykata e Apelit la në fuqi masën detyrim paraqitje për gardistin Sadik Çela, i cili do të hetohet në gjendje të lirë së bashku me kolegët e tjerë. Në lidhje me këtë ngjarje do të mbetet në burg vetëm gardisti Agim Llupo, i cili akuzohet për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi nga Gjirokastra. Ndërsa dy efektivët e tjerë, Gazmend Ahmetcenaj dhe Mark Nikolli u liruan nga Gjykata e Apelit, me një vendim të pak muajve më parë.



  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë