TIRANE- Gjykata e shkallës së Parë të Tiranës vendos të mbajë në burg Agim Llupon ish gardistin i cili akuzohet për vrasjen e protestuesve Ziver Veizi dhe Hekuran Dedës, në protestën e 21 janarit 2010. Gjykata hodhi sot poshtë kërkesën për revokimin e masës së arrestit.
Avokatët mbrojtës të Llupos kërkuan ndryshim e masës per klientin e tij me pretendimin se nuk mund të vërtetohet nëse arma që ka qëlluar mbi protesuesin Hekuran Deda ështe e gardistit.
Prokuroria kundërshtoi kërkesën e avokatit, me pretendimin se kërkesa e Llupos nuk qëndron në këtë fazë të gjyqit. Ndërkohë, avokati i ish-kreut të Gardës Ndrea Prendi, kërkoi përshpejtim të seancave gjyqësore. Në seancën e radhës gjyqesore pritet te dëshmojnë deputetët Paulin Sterkaj dhe Besnik Bare.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com