TIRANË - Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e vëllezërve të Hekuran Dedës, për pezullimin e ankimit të gardistit Fatos Skeja, i cili i ka paditur vëllezërit e të vrarit më 21 janar me akuzën e shpifjes.
Ata dorëzuan një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës kundër gardistit Fatos Skeja, të cilinakuzonin atë për për “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës” për ngjarjet e 21 janarit. Padia ne prokurori i referohej një vizite që Skeja ka bërë në shtëpinë e Hekuran Dedës, ku sipas vëllezërve, u ka ofruar atyre para dhe foton e vrasjes së Hekuranit në mënyrë që ata të pranonin në banesë për ngushëllim kryeministrin e vendit Sali Berisha.
Pas deklaratave të vëllezërve të Hekuran Dedës, gardisti bëri padi për shpifje ndaj tyre duke kërkuar 20 milionë lekë dëmshpërblim nga njëri dhe 5 mijë euro nga vëllai tjetër.
Vëllezërit e Hekuran Dedës, kërkuan që gjykata të mos e shqyrtonte padinë deri në një vendim të prokurorisë.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com