Ministri i Mbrojtjes Arben Imami i ftuar në emisionin “Prizëm” të Aleksandër Furxhi në TV “AS”, ka shpjeguar gjithë akuzat ndaj tij nga PS, por dhe për tregtinë e armëve e sulmet e opozitës. Sipas tij tregtia e armëve, është bërë konform ligjit dhe rregullit. "Armët s`i duam për të vrarë Edi Ramën, Erjon Braçen"- deklaroi Imami në intervistë. Duke folur dhe për 21 janarin, ministri i Mbrojtjes u shpreh se ato ishin vrasje aksidentale.

Pjesë nga intervista



Opozita u ka vënë në qendër të akuzave se në Ministrinë e Mbrojtjes bëhet trafik armësh...?

Cili është arsyetimi që ministria bën trafik armësh? Nuk ka asnjë arsyetim nga opozita. Ja ku janë shkresat, në çdo ministri zhvillohet një punë burokratike. Nuk kemi thënë qe ato shkresa janë ta jashtëligjshme, por janë krejtësisht konform ligjit të mbrojtjes së sigurisë. Tregtia e armëve është krejtësisht e ligjshme dhe e domosdoshme sepse nëpërmjet shitjes së armëve mbështesim procesin e demontimit. Është veprimtari normale dhe kryhet sipas rregullave të formularizuara. Të gjitha shitjet janë në webin e agjencisë shtetërore të blerjes dhe shitjes së këtyre mallrave.

Dyshimi i opozitës nuk është për tregtinë e armëve, por për ligjshmërinë e tyre?

Ti vetë ke pyetje për trafik armësh?

Unë po bëj avokatin e opozitës...

Në këtë hartim dyshimesh mund të hyhet në pikëpyetje për çdo njeri. Armët tona vetëm vjetërsohen moralisht. Kjo është luftë politike se edhe në gazetari kemi rekorde të tilla. Ne duam që shitja të jetë me kontratë të rregullt dhe blerësi të mos jetë figurues në listat e zeza të OKB. Në këto 7 vitet e fundit i gjithë legjislacioni në këtë fushë është rregulluar.

Ju thoni se jeni të monitoruar në çdo shit-blerje?

Absolutisht po.

Po në lidhje me transaksionin që tha opozita, ky hyn blerja e armëve nga ish Jugosllavia?

Nuk ekziston. Para pak ditësh një zotëri i PS-së foli në emër të saj për një blerje që e lashë të fliste nja dy ditë, për një blerje që është e nevojshme, një nevojë të sigurisë kombëtare. Megjithatë unë për disa arsye nuk patëm mundësi të bëjmë atë blerje. Akuzat e opozitës që u bënë për armët që shkonin në Libi, aq më tepër që në 2010, Libia ishte furnizuar nga BE. Na dëmtoi në tregtinë.

Fakti i akuzave?

Fakti i akuzave dhe shpifjeve.

Në çfarë kuptimi?

E dëmtoi sepse çdo blerës, nëse ka zhurmë, edhe kur shkon në pazar shkon te dyqani tjetër. Nuk është bërë ai transaksion , se po të kishim dashur do e bënim. Bëmë një parakontratë dhe shkuam për të certifikuar përdoruesin fundor. Nuk u certifikua dhe u kthye mbrapsht. Por, po ta kishim bërë do të kishte qenë shumë mirë nga pikëpamja e sigurisë dhe ekonomisë.

Si i komentoni arsyet?

Ka filluar në qershor. Mbase filluan të grumbullojë njerëz apo frymëzime edhe pse e njëjta gjë kishte ndodhur edhe në fillim të vitit 2011.

Për çfarë e keni fjalën?

U përfol emri im për një post të rëndësishëm shtetëror.

Pra t’ju pengonin ju për president?

Se kam fjalën aty. E kam fjalën që vlerësimi që pati nga partitë e koalicionit ishte pozitiv e me sa duket ky njeri që po vlerësohet, pa cene, hajt ta sulmojmë atëherë.

E shihni si sulm personal?

Është i lidhur sulmi im personal me disa situate të vështira politike në momente të caktuara. Ky është aspekt personal, por që s’ka shumë rëndësi. Rëndësi ka aspekti administrativ. Në Ministrinë e Mbrojtjes është bërë një punë e madhe.

Janë nxjerrë disa emra kompanish për shitjen e armëve?


Këtu operohet me çmime fikse si për një kompani malazeze, si për një bullgare etj. Unë do të kisha shumë dëshirë që fishekët tanë për kallashnikov t’i blinte Italia, Franca. Nuk i duan, nuk ju hyn në punë. Dy predha për kokë sigurisht nuk kanë çfarë t’i duan. Mali i Zi për shkak të lidhjeve që ka pasur ish Jugosllavia me vendet e botës së tretë, ka mundësi që ta kryejë.

Opinioni është njohur me një urdhër të kryeministrit për kontroll, është koincidencë apo ka lidhje?

Ato janë dokumente krejt normale. Kontrolli është i domosdoshëm dhe është rutinë.

Po përse thoni që janë sekrete?

Pse një dokument sekret është anormal?!

A janë sekrete?

Ato janë dokumente të një veprimtarie të konsideruar konfidenciale. Edhe sikur të mos jenë, nxjerrja e dokumenteve është në rrugë jo ligjore. Nuk ka të drejtën një punonjës që pasi të dalë nga puna ta nxjerrë. Këtu kemi nxitje për shthurje të ligjit dhe unë do t’i shkoj deri në fund. Ata kanë deklaruar edhe dokumente dhe unë e di që kanë siglën edhe sekret. E rëndësishme është që PS, deputetët janë në shkelje të ligjit e të interesave të vendit. Këta nëpunës që i nxjerrin mund t’ia japin edhe shërbimeve të tjera. Le t’i çojnë në prokurori dhe janë të lumtur. Ato janë dokumente rutinor, nuk janë dokumente që i ka shpikur ministri. Nuk janë blerë snajpera edhe pse duheshin blerë Sapo të kem mundësi do t’i blej. Duke bërë zhurmë, duke vjedhur dokumentin, duke bashkëpunuar në rrugë kriminale, ke cenuar interesat e sigurisë kombëtare. Edhe unë kam kërkuar KLSH-në.

Opozita ka folur për shitjen e milionave fishekë? Keni bërë një vlerësim?

Po sigurisht. Po përpiqemi t’i shesim. Ne po përpiqemi që disa municione që mund të kenë një vlerë në treg sado të vogël, më mirë t’i shesim sesa t’i mbajmë stok e t’i shpërdorojmë. Heqja e municioneve dhe armëve të tepërta është në rregulloren e mbrojtjes së sigurisë. Ju pse nuk thoni që modeli shqiptar është më i vlerësuar sot si modeli më i mirë në botë. Unë nuk jam as megoman. As nuk dua të fryhem. Unë po të them që ka shumë vende të rajonit që kanë më shumë probleme se ne dhe nuk e përballojnë dot. Reforma e kryer për ç`rrënjosjen e municioneve të vjetra është e jashtëzakonshme. Kemi pasur depo me municione të hedhur një mbi një. Kanë punuar njerëzit me sakrificë dhe gjithë ushtria. Kjo është puna që ka bërë ushtria jonë. Kemi pasur 60 depo. Kemi pasur 40 % të ushtrave që ruanin materiale që përfaqësonin një rrezik të madh, por që nuk do përdoreshin. Mbaruam demontimin në poligone. Ne kemi hedhur në erë vetëm atë pjesë të municioneve që s’mund të çmontoheshin. Ky është lajmi. Po tu thuash shqiptarëve që taksat e tyre nuk do të përdoren më për të ruajtur mjete të padomosdoshme, kjo është pozitive.

Na bëri përshtypje që kryeministri s’ju mori në mbrojtje, ashtu sikurse e bën shpesh për ndonjë eksponent të PD. Si e shpjegoni?

Ministri në bazën e Kushtetutës është përgjegjës për vendimet që merr.

Ka pasur një pikëpyetje që ndihmohet (sulmi) për t’u goditur edhe nga një luftë bërrylash në PD?


Përkundrazi nuk ka luftë bërrylash në PD, por ka një frymë shumë bashkëpunuese.

Keni deklaruar se do të krihni ministrinë për të gjetur fajtorët që kanë lejuar të dalin dokumentet? Mbi çfarë baze se edhe ju mund t’i drejtoheni Prokurorisë dhe të bëjë hetime?

E para e punës nuk kam thënë që do të kreh. Sigurisht që çështja e dokumenteve shtetërore do t’i shkojë Prokurorisë, ashtu sikurse të gjithë organizmat dhe instrumentet që ministria ka për të ruajtur sigurinë e informacionit do të përdoren dhe kjo është krejt normale.

Te ligji për SHIU-n nuk fliten për armët. Pse duhen blerë armët?


Ju them se SHIU brenda misioneve tona, është një procedurë rutinë që në njësitë tona shkojnë edhe oficerë të inteligjencës. Ata më çojnë njerëz në Afganistan me revole me ujë. Kjo është e paparë.

Pra ju thoni se i doni për shërbimet jashtë vendit?


Po pse për kë i duam për të vrarë Edi Ramën, Erjon Braçen.

Si shpjegohet që partnerët janë shtetas serbë?

Kjo është shpifje. Ne bashkëpunojmë me ndërmarrje shtetërore të një shteti fqinj që do ta mbështesim që të marrë anëtarësinë në NATO. Është një vend i rëndësishëm për ne. Mal i Zi është një shtet që s’mund te shikohet si ish-Jugosllavi. Unë kisha dëshirë që fishekët tanë t’i blinte Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia. Pse ndodh kështu? Unë do kisha dëshirë që të shihja arsenikun e armëve Mbretërisë së Bashkuar, por nuk i blenë, s’mund t`ua japësh me zor.

Urdhri lëshuar për kontrollin e ministrisë?

Kontrolli është i domosdoshëm dhe për ato informacione sekrete.

Pse po përpiqen që ti thotë popullit që ka shkelje ligjore?

Ato dokumente janë të mbështetura në ligj, ti çojë në prokurori, janë të lutur madje. At janë dokumente që nuk janë shpikur dhe që i ka shkruajtur ministri me duart e tij, duhet e trajtohet në mënyrë ligjore. Nuk janë blerë snajpera dhe meqenëse duhet të bliheshin ato, sa të kem mundësi do të ketë blerje snajperash. Nuk është realizuar kjo blerje.

Po ky kontroll ka 6 muaji, që nuk po realizohet?

Nuk ka komisioni i sigurisë vendim unanim për kontrollin. Janë të lutur që të veprojnë sipas ligjit për çdo kontroll. Thatë që ka skandal me rikonstrukturimin e ushtrisë. Ky rikonstrukturim ka qenë më i miri, në kushtet e burimeve financiare të ngushtuara për shkak të krizës u ofrua një qasje e re që balanconte burimet me nevojat. Unë nuk nisem të gjykoj punën te tjetri që është kriminel. Vetëm një komunist i ndyrë mund ta bëjë atë. Për pronat ministria Mbrojtjes ka shitur 20 prona për 20 vite. Por ministria Mbrojtjes vetëm përgatit dosjet. Ministritë e tjera i shesin. Për kontrollin, ata nuk duan të kontrollojnë duan konflikt. Skandali i sigurisë në vendin tonë është se qëndrimi i opozitës mbi çështjen e sigurisë janë të lidhura me qëllimin për të treguar dështime të paqena në qeveri. Unë s’kam ministër kundër traktatit të Varshavës që të përfshij diplomatët në Shqipëri.

Ju thatë që do të gjeni faktorët që gjykoni si të tillë për nxjerrje dokumetacioni. Pse nuk i drejtoheni prokurorisë?

Unë nuk e kam thënë në këtë formë por them që çështja e nxjerrjes së dokumenteve do ti kushtojë popullit.

Ministria e Mbrojtjes po blen armë, për çfarë?

Po pse po mendoni ju se po të vijnë snajpera e me to do vras Erjon Braçen. Përse mund të më duhen, se po të vijnë do ti lëshohem PS unë?

Po them që para një viti u vranë njerëz nga forca qeveritare?
Cilat janë forcat qeveritare, kjo është naive. Ata janë vrarë aksidentalisht nga forcat e ruajtjes së Rendit. Janë gjëra që nuk përzihen. Po flasim për deputetë dhe ish ministra socialistë jo për njerëz të thjesht qe nuk dinë të dallojnë një kalë nga një gomar. Ne po flasim për njerëz që dinë të fuqizojnë interesin kombëtar. Në shtator është marrë një vendim për të blerë ca gjera pasi SHIU duhet të blejë pajisje kundër terrorizmit.
(j.m/b.m/shqiptarja.com)