Përfaqësues të grupimit të Revolucionit Studentor kanë denoncuar dhunën policore ndaj protestuesve, duke bërë të ditur se dhjetëra qytetarë, mes tyre studentë, gazetarë dhe deputetë, kanë mbetur të plagosur, disa në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në një deklaratë nga Spitali i Traumës, ata kanë kërkuar hetim urgjent dhe të paanshëm për përdorimin e forcës, identifikimin e efektivëve dhe drejtuesve përgjegjës, si dhe vënien e tyre përpara drejtësisë.

“Janë mjete që janë përdorur ndaj protestuesve. Kërkojmë që të merren masa për dhunën policore dhe të nisë një hetim. Përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë.

Nuk mund të themi se dhunën e ushtron vetëm një efektiv. Duhet të ketë përgjegjësi penale edhe për efektivët që japin urdhra. Do ta vazhdojmë protestën dhe gjaku i derdhur nga ne më 28 Nëntor nuk do të harrohet. E vërteta nuk do të mbetet pa zë. Dhuna nuk mund të relativizohet”, thanë ata.


Lajmi kryesor:

Dhunë edhe në ditën e Çlirimit! 6 orë sulme me gurë e molotovë ndaj policëve, ‘maskat’ me ‘armë’ të reja presin me gur fresibël shtyllat e semaforët (VIDEO)