21 Janari, Kodheli: PS në pushtet
do dënojë autorët siç e meritojnë

21 Janari, Kodheli: PS në pushtet <br />do dënojë autorët siç e meritojnë
TIRANE – Koalicioni parazgjedhor opozitar i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste, i konfirmuar dje nga Meta pas ftesës së hapur që i bëri lideri i opozitës Edi Rama, ka vënë në fokus edhe tragjedinë e 21 Janarit dhe rrjedhën që do të marrë kjo çështje pas këtij koalicioni.

Deputetja socialiste Mimi Kodheli, duke iu referuar dekaratave të fundit në media, se ka takuar xhaxhain e Aleks Nikës, një prej protestuesve të vrarë më 21 janar të 2011-ës, përgënjeshtroi këtë fakt duke kërkuar nga mediat që të tregohen më të kujdesshme në informimin e publikut.

“Nuk kam komunikuar asnjëherë me një zotëri të nderuar siç është xhaxhai i Aleks Nikës”, tha ajo.

Ndërkaq, deputetja socialiste, për të disatën herë theksoi qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj çështjes së 21 Janarit, duke premtuar se me ardhjen në pushtet të PS-së, të gjithë autorët e 21 Janarit do të dënohen siç e meritojnë.

“Me ardhjen e PS në pushtet, 21 janari do të gjykohet ashtu siç e meriton. Të gjithë autorët e asaj masakre do të shkojnë në gjyq ashtu siç e meritojnë në respekt të ligjeve shqiptare, Kushtetutës, në respekt të dinjitetit të poshtëruar nga kjo qeveri. Do të jemi në anën e drejtësisë së vërtetë mbasi ne të vijmë në pushtet”, u shpreh deputetja socialiste Mimi Kodheli, në një deklaratë për mediat para fillimit të seancës plenare ku u votuan 4 emrat e ministrave të rinj të kabinetit qeveritar pas largimit të LSI-së nga koalicioni qeverisës dhe bashkimit të saj në koalicion parazgjedhor me socialistët.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

 Sali Berisha lirohet nga 'arresti shtëpiak!' Reagon opozita, Meta nga burgu e përshëndet: Urime! Desorosifikimi drejtësisë emergjencë kombëtare

Sali Berisha lirohet nga 'arresti shtëpiak!' Reagon opozita, Meta nga burgu e përshëndet: Urime! Desorosifikimi drejtësisë emergjencë kombëtare