21 janari,"Lezhja dha urdhrin
për fshirjen e filmimeve"

21 janari,për fshirjen e filmimeve"">
TIRANE-  Sipas Prokurorisë së Përgjithshme i dyshuari kryesor për dhënien e urdhrit për ndërhyrje në server është Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Gjergj Lezhja. Sipas akuzës ekzistojnë dyshime të arsyeshme se Lezhja ka urdhëruar një grup personash mes tyre dhe Armand Kasaj për zhdukjen në mënyrë urgjente të filmimeve.

Pavarësisht se ai u ka premtuar prokurorisë, se do linte të paprekura filmimet, një gjë e tillë realisht s'ka ndodhur. Nisur nga kjo situatë, për të mbetet e hapur rruga për ta rimarrë në pyetje, me qëllim sqarimin e pozicionit të tij, shkruan në numrin e sotëm gazeta “shqiptarja.com”

Armand Kasaj ka pranuar faktin që ai ka qenë administratori i serverit, pra që ka pasur fjalëkalimin. Këtë ai e ka pranuar edhe nga dëshmia e tij dhënë në prokurori, dëshmi që përputhet dhe me ekspertizën e FBI-së, e cila tregon se akses për tu futur në server ka vetëm administratori, pra mbajtësi i fjalëkalimit. Por Kasaj s'ka treguar se nga e ka marrë urdhrin, dhe se me cilët persona ka bashkëpunuar për fshirjen e filmimeve, duke bërë që momentalisht gjithë përgjegjësia penale lidhur me këtë çështje të bjerë në ngarkim të tij.
( ne foto Gjergj Lezhja, sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ