TIRANE - Vendimi i sotëm Gjykatës së Tiranës nga ku u shpall i pafajshëm ish-komandanti i gardës Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo në lidhje me akuzat për vrasjen e 4 demonstruesve gjatë protestave të opozitës kundër qeverisë në 21 Janarin e dy viteve më parë, ka sjellë jo vetëm reagimet nga sfera e politikës shqiptare, por edhe ashpërsinë dhe revoltën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një deklarate emergjente për mediat, Ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës, ka reaguar ashpër në lidhje me vendimin e sotëm të Gjykatës së Tiranës.
“Jemi të tronditur nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë për të shpallur të pafajshëm dy të pandehur që u gjykuan për akuza në lidhje me vdekjen e tre protestuesve më 21 janar 2011”, nis deklarata e Ambasadës së SHBA në Tiranë.
DEKLARATA E AMBASADES SE SHBA NE TIRANE
“Jemi të tronditur nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë për të shpallur të pafajshëm dy të pandehur që u gjykuan për akuza në lidhje me vdekjen e tre protestuesve më 21 janar 2011”, nis deklarata e Ambasadës së SHBA në Tiranë. Menjëherë pas 21 janarit 2011, Shtetet e Bashkuara, si një mike dhe mbështetëse e popullit shqiptar, iu përgjigjën një kërkese urgjente të Qeverisë së Shqipërisë dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për asistencë në hetimin e vrasjeve. Shtetet e Bashkuara dhanë ndihmë të shumëanshme, përfshirë ekspertizë nga Laboratori Kriminalistik i Byrosë Federale të Investigimit, një nga më të mirët në botë. Përgjatë gjykimit të çështjes, Shtetet e Bashkuara kanë bërë vazhdimisht dhe në mënyrë konsekuente thirrje për një hetim dhe proces gjyqësor tërësor, gjithëpërfshirës dhe objektiv. Fatkeqësisht, verdikti i sotëm ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente.
Vijon...
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com