21 Janari, MB mohon manipulimin
por s'dorëzon videon e ekspertizës
Ministria e Brendshme hodhi poshtë akuzat për manipulim të provave në procesin e 21 Janarit nga ekspertët e saj shkencorë. Në një prononcim për mediat, zëdhënësi Leonard Olli, tha se ekspertët e Policisë Shkencore kanë kryer ekzaminimin e provave në vendngjarje me kërkesë të vetë prokurorëve ndërsa puna e tyre është mbikëqyrur nga afër nga oficerë të Policisë Gjyqësore “të cilët, pasi firmosën procesverbalet, i morën në dorëzim”.
TIRANE - Ministria e Brendshme hodhi poshtë akuzat për manipulim të provave në procesin e 21 Janarit nga ekspertët e saj shkencorë, por nuk ua jep mediave videon e ekspertizës mbi trupin pa jetë të Ziver Veizit. Në këtë video, Prokuroria pretendon se duket vendosja e ashklës në trupin e Veizit nga eksperti shkencor Ndoc Çardaku.
Në një prononcim për mediat, zëdhënësi Leonard Olli, tha se ekspertët e Policisë Shkencore kanë kryer ekzaminimin e provave në vendngjarje me kërkesë të vetë prokurorëve ndërsa puna e tyre është mbikëqyrur nga afër nga oficerë të Policisë Gjyqësore “të cilët, pasi firmosën procesverbalet, i morën në dorëzim”.
Olli theksoi se procesverbalet në fjalë janë pranuar si provë gjatë procesit, ndërsa materialet filmike i ka si Prokuroria ashtu edhe gjykata. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme nënvizoi se ekspertiza është “filmuar me kërkesë të ekspertëve shkencorë” për të garantuar vlerën e saj si provë në proces.
Olli më pas akuzoi kryesocialistin Edi Rama, i cili “duhet të ishte vetë në bankën e të akuzuarve”, se po shpif mbi “punën profesionale të ekspertëve të laboratorit shkencor”.
I ndodhur “në palin nga krimi që mban mbi supe”, Edi Rama dëshiron “të fshehë të vërtetën”, shtoi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, “bazuar mbi moton shpif-shpif se diçka do të mbetet”.
Sipas Ollit, Rilindja e socialistëve është vetëm një tendecë për t’u kujtuar shqiptarëve kohën e totalitarizmit, ndërsa akuzat e Partisë Socialiste për manipulim të provave, “tregojnë panikun që ka pllakosur pinjollin e bllokut”, i cili “po stigmatizon gjithçka dhe të gjithë”.
Olli përfundoi duke theksuar se “më 23 qershor shqiptarët do t’i japin fund shpifjeve, trillimeve dhe marrëzisë së izolimit”.
MINISTRIA: PRISNI TE HENEN PER VIDEONGjatë prononcimit për shtyp, zëdhënësi shfaqi në një monitor edhe një material filmik që tha se tregonte punën e ekspertëve në ekzaminimin e provave. Olli tha se video në fjalë do të vihej menjëherë në dispozicion të mediave. Pak pas prononcimit, A1Report dhe Shqiptarja.com i kërkuan zëdhënësit një kopje të videos dhe ai tha në telefon se nevojitej një kërkesë me shkrim. Më pas redaksia ritelefonoi Ollin për ta njoftuar se kishte nisur kërkesën e shkruar, por zëdhënësi tha se duhej pritur e hëna pasi mbasditen e së shtunës Ministria e Brendshme nuk kishte asnjë person që të protokollonte kërkesën e paraqitur. “Përndryshe, nuk ua jap dot”, u justifikua ai.
(im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
16.1%
-
Jo
78.3%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 286
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21