21 Janari, Më 19 korrik nis gjyqi
në Apel, e ankimoi prokuroria

21 Janari, Më 19 korrik nis gjyqi<br />në Apel, e ankimoi prokuroria
TIRANE - Më 19 korrik 2013 në gjykatën e Apelit nis gjykimi për të akuzuarit e vrasjes së 4 protestuesve më 21 janar të 2011.

Shorti është hedhur sot në Gjykatën e apelit ndërsa është caktuara ora 9 për nisjen e seancës me relator Astrit Haxhialushi aktualisht dhe anëtar i KLD-së.

Më 13 shkurt Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin, Agim Llupon dhe Margarit Kumen për vrasjen e demonstruesve Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Aleks Nika, dhe Hekuran Deda.  Trupi gjykuesi i kryesuar nga Besnik Hoxha pranoi vrasjen e protestuesve por i deklaroi efektivët e gardës të pafajshëm.

Vendimi u apelua nga organi i akuzës i cili në pretencën e tij kërkoi dënimin e Prendit dhe Llupos si autor të vrasjes së protestuesve.

Ende nuk është bërë i ditur trupi gjykues i cili do të kryesojë seancën në gjykatën e aplit ndërsa pritet që ky gjyq të ketë një interest madh të medias dhe publikut pasi ende vrasjet e protestuesve janë një temë e nxehtë dhe e debatit politik në fushatën elektorale e cila po zhvillohet për zgjedhjet e 23 qershorit.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë