SPAK 'rihap' 21 janarin, Elisabeta Imeraj në ‘Frontline’: Shpresoj që Basha të bashkëpunojë me drejtësinë! Berisha mund të merret në pyetje edhe pse në arrest

SPAK ka nisur punën për zbardhjen e 21 janarit, ku një ditë pasi dëshmoi bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda dhe xhaxhai i tij Mark Nika, sot në SPAK u thirr edhe Ndrea Prendi, ish- komandanti i Gardës.

Kreu i demokratëve Euroatlantik Lulzim Basha, ka deklaruar se ai është i gatshëm për tu marr në pyetje lidhur me ngjarjen e 21 janarin, për të cilin ish-prokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj, e ftuar në 'Frontline' në Report Tv tha se shpreson që ai të bëhet bashkëpuntor i drejtësisë.

“Çështjet që e kanë të penduar janë çështjet më të vështira, sepse fjalët e thëna nga këta persona duhet të përputhen me provat.  Ne shpresojmë që dikush të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë qoftë edhe zoti Basha, duke qenë se qenka treguar i gatshëm për tu marr në pyetje”, tha ajo.

Imeraj tha se SPAK mund të thërras edhe kreun e PD Sali Berisha edhe pse ky i fundit është në arrest me burg.

“Tashmë ka një grup që do vendos se kush do të merret në pyetje. Ka një kuadër ligjor që tregon për mënyrën se si duhet që të bëhen protestat dhe se si duhet që të reagohet karshi një turme që proteston. Është një kuadër i tërë që do të studiohet, çfarë plani masash është marr dhe kush kanë qenë personat që kanë marr atë plan masash dhe nëse ka pasur një urdhër nga kush është dhënë ky urdhër. Prokuroria edhe për persona që janë në arrest me burg kur ka nevojë të marr në pyetje mund ti marr në pyetje, edhe duke i marr në zyrat e prokurorisë. Nuk ka ndonjë ndalesë për të marr në pyetje", tha ajo.

Por, sa do të jetë koha që do ti duhet prokurorëve të SPAK për të pasur një rezultat lidhur me 21 janarin?

Për ish-prokuroren e Tiranës nëse veprimet hetimore do të jenë intensive nga ana e prokurorëve, do të duhen jo më shumë se 6 muaj.   

"Me veprime hetimore intensive nuk mund të marr më shumë se 6 muaj dhe ka interes të shtuar për këtë çështje, pasi publiku është më se i interesuar për të ditur se çfarë ka ndodhur", tha ajo

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 24/07/2024 10:49

    Po ti moj prokurore çfar bere kur ishe ne kohen e saliut ? Tani me del dhe derdellis ,si s'te vjen zor qe del dhe jep mend ,farina e kane TV stacionet qe te therasin,po tani ku punon se ty te nxoren jasht nga prokuroria apo e harove moj hajdute .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni